“Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë” Nënë Tereza
23/06/2022Legjislacioni i përafruar për të shkurtuar distancën Shqipëri-BE
30/06/2022Në datë 26.06.2022, ne fshatin Jagodinë në bashkinë Roskovec një zjarr ka përfshirë disa shkurre dhe ferra duke rrezikuar nënstacionin elektrik , sipërfaqe me grurë dhe disa shtëpi .
Më poshtë keni mesazhin e Prefektit të Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj drejtuar qytetarëve për kujdesin që duhet të tregojnë në parandalimin e zjarreve në qarkun Fier.
“Më duhet t’ju drejtohem me falënderim efektivëve zjarrfikës që nëpërmjet reagimit të shpejtë ja dolën të minimizonin pasojat e dëmit të një rasti zjarri në fshatin Jagodinë të Bashkisë Roskovec.
Vlen për t’u vlerësuar me superlativa bashkëveprimi midis strukturave të MZSH Roskovec me strukturat homologe të Bashkisë Fier, Patos dhe Albpetrol që ju përgjigjën thirrjes më të parë për mbështetje me logjistikë dhe efektivë.
Edhe pse reagimi ishte i shpejtë dhe me forca të përqendruara disa dëmtime e shoqëruan këtë ngjarje si:
Djegia e 4-5 dynym me grurë, 11 koshereve me bletë dhe ndërprerja e furnizimit me energji për disa familje.
E gjej me vend të kërkoj qytetari dhe përgjegjësi nga fermerët e blegtorët kryesisht dhe çdo person përgjithësisht që të shmangin zjarrëvenien, me ose pa qëllim, me ose pa dashje.
Nuk ka argument që të mund të justifikoj këtë para ligjit dhe ligjzbatuesëve.
Sado shpejtë dhe fortë të reagojnë strukturat zjarrfikëse ato vetëm mund të MINIMIZOJNE pasojat e zjarrit, ndërsa qytetarët duke u sjell si të tillë mund të ZEROJNË dëmet duke evituar probabilitetin që ngjarja të ndodh sidomos kur bëhet fjalë për zjarre me shkaktar jo natyror.”