Ceremonia e shpalljes  Dëshmorë të Atdheut të dy ish-ushtarakëve

Prefekti i Qarkut Fier në datën 14.10.2019 organizoi dhedrejtoi ceremoninë për shpalljen Dëshmor të Atdheut të ish-ushtarakëve Sybi Isufaj dhe Arben Kitani. Ceremonia u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve të Qytetit të Fierit. Prefekti i Qarkut në zbatim të detyrimit ligjor për organizimin e kësaj veprimtarie bashkepunoi me struktura vendore, qendrore dhe jo vetëm. Në këtë ceremoni morën pjesë Zv.Ministri i Mbrojtjes Z. Petro Koçi, i cili i dorëzoi Ceritikatën e Dëshmorit familjarëve të dëshmorëve Sybi Isufaj dhe Arben Kitani, morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Fier, Bashkisë Patos, përfaqësues të Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut Fier, Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare Fier, përfaqësuesve të Shoqatës së Skënderbegasve në Amerikë dhe të Ushtarakëve Fier dhe Vlorë etj. Kjo ceremoni ishte shprehje e qëndrimit të qartë dhe vlerësues për ata që kanë sakrifikuar jetën e tyre në mbrojtje të interesave kombëtare dhe publike. Lavdi Dëshmorëve!