Organizohet mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile, per qarkun Fier.
08/05/2024KRENAR PËR SHQIPTARËT E GREQISË, KRENAR PËR SHQIPËRINË.
12/05/2024Më datë 09.05.2024 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier, nën drejtimin e Sekretarit të përgjithshëm z. A. Velo, në cilësinë dhe në mungesë të Prefektit, u zhvillua Tryeza e konsultimit me temë “Rëndësia e KVSP-së në fushën e Policimit në komunitet dhe koordinimi ndërinstitucional.”
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Bashkitë: Fier, Lushnje, Mallakastër, Roskovec, Patos, Divjakë. Znj. Lindona Gega nga Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve, Znj. Alma Tandilli, Kryetare e Agjencisë për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Dr.Mareglen Tomori President Ekzekutiv –CEO International Police Organization IPO, Znj.Valentina Telhaj Drejtor i Departamentit të Mbështetjes Psikosociale International Police Organization IPO. Përfaqësues nga Policia e Shtetit K/komisar Roland Alushanaj dhe DVP Fier.
Në këtë Tryezë Konsultimi, në fjalën e tij përshëndetëse Z. Arben Velo, u shpreh :
Në të përditshmen tonë, në komunitetin ku jetojmë, përballemi me probleme ekonomike, sociale, ushtrim dhune fizike apo psikologjike, vjedhje makine, etj.
E në të gjitha këto raste, gjëja e parë që mendojmë të bëjmë e për të cilën na këshillojnë edhe të tjerët është t’i drejtohemi organit të policisë, duke denoncuar rastin apo problemin.
Që gjithçka të funksionojë siç duhet, duhet të ketë bashkëveprim të qytetarëve dhe specialistëve të policisë, pasi motoja e ditëve të sotme është që “bashkëpunimi sjell fuqinë dhe eficiencë”. Në mënyrë që bashkëpunimi të jetë i suksesshëm, duhet që paraprakisht të ekzistojë besimi reciprok.. Në mënyrë që të ekzistojë besimi i qytetarit tek institucioni i policisë është e nevojshme që :
- Policia duhet të demonstrojë profesionalizëm dhe integritet, duke iu përmbajtur kodit të etikës profesionale. Ajo duhet të shfaqë një shkallë të lartë integriteti në kryerjen e detyrave, të jetë e vullnetshme t’u rezistojë tundimeve për të abuzuar me pushtetin policor dhe t’u përmbahet këtyre vlerave; të jetë e aftë në kryerjen e detyrave në mënyrë të ndershme, të paanshme dhe efikase, duke u kujdesur vetëm për interesin publik dhe të njerëzve të cilëve u shërben.
- Qytetarët dhe komuniteti duhet të sensibilizohen dhe t’u brendësohet ndjenja e besimit dhe e bashkëpunimit. Ata duhet të edukohen në mënyrë graduale që të bashkëpunojnë me policinë, pasi kjo i shërben mirëqenies së tyre dhe u jep atyre vlerë dhe jo antivlerë, siç shpesh perceptohet.
Në kuadër të kësaj, një ndër strategjitë më efektive që synon zgjidhjen e problemeve sociale në një komunitet është “Policimi në komunitet dhe koordinimi institucional. Pikërisht ky I fundit, koordinimi institucional, duhet të ndikoj realisht në forcimin e bashkëpunimit midis policisë dhe popullsisë dhe identifikimin e zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve, duke krijuar po realisht një partneritet ndërmjet komunitetit dhe policisë, për të mundësuar:
- analizë të përbashkët të problemeve
- identifikuar zgjidhjet e mundshme,
- duke u mbështetur te parimet bazë të policimit në komunitet :angazhimi, besimi, fleksibiliteti, integriteti, dukshmëria, paanshmëria, legjitimiteti, përkushtimi në zbatimin e parimit bazë të respektimit të të drejtave të njeriu
Në vijim, u prezantua tematika e takimit, nga Dr. Marenglen Tomori dhe relatorët Lindona Gega, Alma Tandili , Valentina Telhaj dhe përfaqësuesi nga Policia e Shtetit K/komisar Roland Alushani, në lidhje me:
- Koordinimin ndërinstitucional në fushën e policimit në komunitet.
- Parandalimi i bullizmit dhe krimit në shkolla dhe në komunitet, krijimi i një ambienti sigurie për fëmijët si në procesin edukativ shkollor edhe jashtë saj.
- Rehabilitimi afatgjatë i të miturve në konflikt me ligjin duke u krijuar kushte të përshtatshme jetese si dhe ofrimi i kurseve të formimit profesional.
Në Takim u vu theksi në:
- Në Dhunën në Familje
Edhe pse ka një kuadër ligjor të mire e të mjaftueshëm, dhuna në familje përbën një problem emergjent që kërkon zgjidhje nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional në të gjitha nivelet, qendrore dhe vendore
Përkujdesjen dhe mbështetjen e fëmijëve të braktisur .
Duhet një kujdes dhe vëmendje e shtuar për fëmijët e braktisur dhe të familjeve problematike, kryesisht të komuniteteve Rome, Egjiptianë tj.
Bashkëpunimin ndërinstitucional.
Është mjaft i rëndësishëm koordinimi ndërmjet institucioneve për parandalimin e dhunës dhe bullizmit në shkolla dhe jashtë sajë.
- Gjendja fondeve të për ngritjen e strukturave për të miturit në çdo Bashki .
Është e domosdoshme sigurimi i fondeve të mjaftueshme jo vetëm nga burimet buxhetore ,por edhe nga donatorë të ndryshëm për ngritjen në çdo Bashki të Qarkut të strukturave pritëse për të miturit siç janë Qendrat Ditore për të miturit si dhe për rehabilitimin afatgjatë të të miturve në konflikt me ligjin.
- Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Kulturës dhe Sporteve
Duke patur si synim edukimin ligjor të fëmijëve që në shkollat fillore, të punohet për futjen në program të lëndës së edukimit ligjor nëpërmjet një teksti të thjeshtë, të kuptueshëm të qartë dhe praktik mbështetur kjo në eksperiencat më të mira ndërkombëtare.