Prezantimi i Prefektes se re të qarkut Fier, Znj.Rajmonda Balilaj.
22/12/2023Urim i Prefektes së Qarkut Znj. Rajmonda Balilaj me rastin e festës së Krishtlindjeve.
25/12/2023Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Ministri i Brendshëm, Tualant Balla kanë shkuar për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier. Ata u pritën dhe shoqëruan nga Prefektja Rajmonda Balilaj.
Ministri Balla falenderoi presidentin Begaj që zgjodhi pikërisht shtëpinë e të moshuarve në Fier për një traditë të bukur që ai ka nisur që kur ka ardhur në detyrë dhe që është shprehja kuptimplotë e një roli të ri dhe të mirëpritur të presidentit. Ai shtoi se presidenti i ka bërë bashkë mazhorancë, opozitë dhe pushtet vendor, duke theksuar se ky është roli i presidenti, t’i bëjë bashkë të gjithë.
“Tryeza që na mblodhi Presidenti sot, na ka bërë bashkë, mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe në fakt ky është roli i Presidentit, që edhe pse kemi ndasi ky institucion na bën bashkë”, pohoi ministri Balla.
Presidenti në fjalën e tij tha se festat ndahen me njerëzit, duke qenë bashkë shprehen dëshirat për një vit të ri sa më të mirë dhe të begatë.
Gëzuar Krishtlindjen nga Shtëpia e të Moshuarve Fier. Faleminderit Presidentit të Republikës Bajram Begaj për vizitën në këtë vigjilje feste.