Takim Konsultativ
01/10/2019Mbi Mjedisin
17/10/2019Turizmi
Turizmi e Kultura, janë nga prioritet e programit qeverisës 2017 – 2021.
Në mbështetje të këtyre politikave dhe bazuar në Ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin” i ndryshuar, neni 20, Prefekti i Qarkut Fier, më datë 22.07.2019 organizoi takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit të Qarkut Fier, ku përveç anëtarëve të Komitetit, kryetarëve të bashkive dhe drejtues të degëve territoriale që ndërveprojnë me industrinë e turizmit, morri pjesë edhe Z. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit dhe Znj. Elva Margariti, Ministër i Kulturës.
Orientimi i Ministrit të Turizmit, për zhvillimin e Turizmit në Qarkun Fier në zbatim të programit të qevirisë është të nxitë diversifikimin e turizmit në mënyrë që të kemi një turizëm më të qendrueshëm dhe gjithë vjetor, jo vetem turizmi i diellit e rërës por edhe ai kulturor e historik.
Qarku i Fierit ka një shtrirje, 45 km vijë bregdetare nga grykëderdhja e Lumit Shkumbin deri në grykëderdhjen e Lumit Vjosë, ku spikasin plazhet e Divjakës, Semanit, Darëzezës e Pish-Poros, plazhe këto ranore me një gjerësi të konsiderushme dhe që kufizohen nga një kurorë e gjelbër e brezit të pishave.
Institucioni i Prefektit, në zbatim edhe të politikave të qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit e Mjedisit për formalizimin e aktiviteteve në këto plazhe dhe rritjen e sigurisë për pushuesit, u angazhua dhe luajti një rol të rëndësishëm në zbatimin e VKM Nr. 171, datë 27.3.2019 për Miratimin e Rregullores “Për Kushtet dhe Kriteret e Ushtrimit të Veprimtarisë së Stacionit të Plazhit”.
Falё njё pune kёmbёngulёse dhe profesionale tё Institucionit tё Prefektit pёr bashkёrendimin dhe monitorimin e zbatimit tё kuadrit ligjor pёr stacionet e plazhit me Bashkitё Fier e Divjakё, inspektoriatet dhe agjencitё ligjzbatuese u arrit qё tё formalizohen 97 subjekte duke krijuar mundёsinё e punёsimit tё bizneseve familjare tё rreth 400 personave dhe vetёm nga arkёtimi i vlerёs sё kontratave u sigurua njё e ardhur prej 7.787.000 (shtatë milion e shtatёqind e tetёdhjetё e shtatё mijë) lekë nё arkёn e NJVQV.
Sipas informacioneve dhe statistikave të marra nga parqet natyrore dhe arkeoologjike, por edhe plazhet e qarkut Fier, numri i vizitorëve dhe turistëve ka pasur një rritje krahasuar me një vite më parë.
Janar – Shtator 2019
Parku arkeologjik “Apolloni” | 45.000 vizitorë |
Parku arkeologjik “Bylis” | 42.50 vizitorë |
Plazhi Darzezë | 5000 – 6000 pushues ditor |
Seman | 4000 – 5000 pushues ditor |
` Pish – Poro | 1500 – 2000 pushues ditor |
Plazhi Divjakë | 2300 – 2500 pushues ditor |
Zonat e Mbrojtura | |
Divjakë – Karavasta |
275.615 vizitorë (24.791 te huaj – 250.814 vendas) |
Levan | |
Pish – Poro |