Turizmi
01/10/2019Takim mbi anketimet e OSBE
22/10/2019Mbi Mjedisin
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Fier
Në datën 04.10.2019 Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi zhvilloi në Institucionin e Prefektit të Qarkut takimin me në fokus ndotjen e mjedisit. Në këtë takim ishin të ftuar Kryetarët e Bashkive të Qarkut Fier, Profesorë të Univeristetit Politeknik të Tiranës, përfaqësues të projektit “Bashki të Forta”, specialistë të fushës, etj. Z. Klosi vendosi theksin në nevojën urgjente për menaxhimin e mbetjeve urbane si edhe heqjen nga përdorimi të qeseve plastike deri në Qershor të vitit 2020. Kryetarët e Bashkive shprehën gatishmërinë për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe efikase të këtyre problemeve duke marrë angazhimin për të hartuar plane konkrete në lidhje me këto çështje. Një rol të veçantë do të ketë edhe Prefekti i Qarkut si përfaqësues i KM në nivel vendor, jo vetëm për të garantuar zbatimin e programit politik në qark, në rastin konkret për çështjen e mjedisit, por edhe për të bashkëpunuar me organet e qeverisjes vendore dhe degët territoriale për zgjidhjen e këtyre problemeve.