NUK KA ZJARR PA ZJARRVËNËS, NDAJ DUKE MBAJTUR DORËN E ZJARRVËNIES MUND TA SHUAJM NJË ZJARR ENDE PA NDEZUR.
18/07/2023Intervistë e Prefektit të qarkut Fier në FOXWEB.AL, për situatën e zjarreve në qarkun Fier.
22/07/2023Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe mbështetjen e UNDP-së, Prefekti i Qarkut Fier, drejtoj një tryezë pune me tematike ” Zvogëlimi i riskut të fatkeqësive në nivel qarku “.
Ky ishte takimi i grupit ndërinstitucional teknik të punës me institucionet përgjegjëse për mbrojtjen civile në qarkun Fier.
Ky takim shënoj nisjen e procesit të hartimit të dokumentit të Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë për qarkun Fier.
Hartimi i dokumentit të Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë, për qarkun Fier do të kryhet nga ekspertët kombëtar, të cilët hartuan edhe dokumentin e Vlerësimit të Riskut për gjashtë bashkitë e qarkut Fier.
Në emër të Institucionit të Prefektit falënderova përfaqësuesit e AKMC-s për drejtimin e proçesit të hartimit të dokumentit të Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë në gjashtë bashkitë e qarkut Fier, si dhe për mbështetjen dhe koordinimin në procesin e hartimit të dokumentit të Vlerësimit të Riskut, në nivel rajonal për gjithë qarkun Fier.
Gjithashtu, një mirënjohje e veçantë shkoi edhe për mbështetjen dhe kontributin e Koordinatorit e projektit RESEAL- UNDP në Shqipëri si dhe ekspertët kombëtar të angazhuar për hartimin e këtyre dokumenteve.
Më pas, takimi vazhdoi me një prezantim të përgatitur nga ekspertët, në përfundimi të procesit të hartimit dhe miratimit të dokumenteve të vlerësimit të riskut për bashkitë përkatëse, për të vijuar me seancë pyetjesh , përgjigjesh e diskutimesh mbi çështjet e prezantuara në axhendën e takimit.