
Konsultim Publik për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa.
17/05/2024
Takim i Task Forcës për sezonin turistik 2024.
23/05/2024Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 35 datë 19.02.2024 “Për përbërjen, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Task- Forcës për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve mbajtëse të oxo-degradueshme dhe oxo-biodegradueshme” u zhvillua në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier një takim për një koordinim më të mirë të punës në lidhje me organizimin e kontrolleve në pikat e tregjeve agro ushqimore, operatorëve ekonomikë etj.
Të pranishëm ishin përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit; Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut; Agjencia Rajonale e Mjedisit Fier, Vlore, Gjirokastër; Sektori i Zhvillimit Urban, Prefekti i Qarkut Fier si dhe përfaqësues të Policive Bashkiake të Qarkut Fier!
Në takim u paraqit formati i qeseve të lejuara dhe atyre të ndaluara për tregtim, si dhe masat që duhet të merren nga secili organ !
Kontrollet do të vazhdojnë në terren si nga ana e policive bashkiake dhe nga ana e inspektoreve të agjencisë kombëtare të mjedisit.