Punëtor, nuk është ai që ëndërron për një punë, por ai që punon për një ëndërr .
19/08/2023Qyteti i Ballshit i i transformuar.
29/08/2023Ndërmjetësimi dhe pajtimi, instrumentet që minimizojnë kostot e mospajtimit dhe ulin temperaturën e konflikteve sociale.
Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier, nën drejtimin e përfaqësuesëve më të lartë të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë u organizua një takim me KSSH , dega Fier dhe aktorët lokal me role të caktuara në marrëdhëniet midis punëmarrësve dhe punëdhënësve .
Takimi synonte promovimin e Ndërmjetësimit e Pajtimit si mënyra të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve pa kosto, si dhe të zyrave të ngritura për të adresuar pretendimet e palëve, në frymën e gjetjes së zgjidhjeve pajtuese.
Duke përfituar nga mundësia që mu dha për të përshëndetur takimin dhe punimet e tij, vlerësova organizatorët dhe pjesëmarrësit e takimit si dhe gjithë të angazhuarit me projektin që promovon zgjidhjet miqësore të konflikteve në punë me ndërmjetësim e pajtim.
Kërkova vëmendjen e palëve për të vlerësuar delikatesën e mardhënies punëdhënës-punëmarrës dhe tërësinë e interesave që merren peng nga konfliktualiteti mes tyre.
Duke u kujdesur për dinjitetin e palës punëmarrëse nuk duhet t’ja lejojmë vetes të biem në armiqësi me punëdhënësit .
Le të pranojmë një këshillë presidenciale rreth kësaj marrëdhënie që na vjen nga Abraham Linkolni
“Nuk ndihmon punëtorët, nëse e kap keq me punëdhënësin”.