Analiza e punës për vitin 2023 e DRAP Fier.
13/02/2024Takim koordinues dhe sensibilizues për luftën kundër kultivimit të kanabisit për vitin 2024, në qarkun Fier.
14/02/2024Pranë institucionit të Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua sot më 113.02.2024, takimi me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit, Agjencinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Lushnje dhe me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit Fier. Fokus i takimit ishte veprimtaria aktuale, objektivat e institucionit si dhe problematikat e hasura.
Prefektja, Znj. Rajmonda Balilaj, në fjalën e saj theksoi se takimi zhvillohet në kuadër të monitorimit të degëve territoriale ne qark, për programin e vitit 2024, si dhe në kuadër të takimit të zhvilluar me Ministrin e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural, për përmirësimin e shërbimeve dhe vënien në prioritet të investimeve në këtë fushë. Prefektja, Znj. Balilaj, shprehu gatishmërinë e Institucionit të Prefektit për bashkëpunim me degët territoriale si dhe adresim të problematikave që hasin në veprimtarinë e tyre.