Takim i katërt i Komitetit të Përbashkët Koordinues, për përmirësimin e Menaxhimit të bazuar në ekosistem në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
20/03/2024Përkujtohet 80 vjetori i betejës së Margëlliçit.
29/03/2024Sot më datë 27.03.2024 në sallën e Prefekti të Qarkut Fier, nën drejtimin e Sek. të Përgjithshëm z. Arben Velo, u zhvillua takimi i radhës i Tryezës Teknike Antitrafik të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore me agjendë:
- Rishikimi i kalendarit te veprimtarive për KRAT Fier, 2024.
- Mbështetja nga bashkitë për aktivitet që kërkohet kontribut financiar.
- Diskutime mbi fenomene dhe problematika të hasura, në lidhje me përdorimin i rrjeteve sociale gjate periudhës janar-mars 2024.
- Të tjera.
Në takim u theksua rritja e mëtejshme e bashkëpunimit dhe koordinimit midis bashkive dhe institucioneve të qarkut, për zbatimin e kalendarit të aktiviteteve, për sensibilizimin dhe informimin e komuniteteve në lidhje ne fenomenin e trafikimit të personave, mënyrën dhe mjetet për ta parandaluar dhe denoncuar këtë fenomen.
Rëndësi e veçantë ju kushtua në nevojës emergjente të trajnimit të anëtarëve të rinj të Tryezës Teknike, plotësimit të mangësive dhe rritjen e fondeve për njësitë e shërbimit social kryesisht për nevojat e rehabilitimit të viktimave të trafikimit.
Gjatë periudhës midis dy takimeve, pjesëtarët e Tryezës Teknike referuan problematikat dhe rastet që kanë trajtuar të cilat kanë qenë vetëm tendence për të trafikuar persona vulnerabile, kryesisht nga komuniteti Rom dhe Egjyptian .
Në takim u diskutua edhe ndikimi negativ, që kanë përdorimi i rrjeteve sociale Tik Tok, Facebook etj.në rritjen e rrezikut për trafikim të të miturve, nxënësve nga persona të inkriminuar që synojnë të rekrutojnë viktimat e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale të sipërpërmendura. Nga Drejtoria e Policisë së Kufirit u theksua domosdoshmëria e evidentimit dhe denoncimit të rasteve të trafikimit të personave nga elemente kriminalë .