Takimi për paketën e sigurisë në shkolla .
26/01/2024Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Fier.
29/01/2024“Të punojmë për konsolidimin e pronësisë mbi tokën bujqësore, administrimin e qëndrueshëm, ruajtjen e saj nga dëmtimi, gërryerja, shpërdorimi dhe faktorë të tjerë”. Këtë kërkoi mes të tjerash, Prefektja e Qarkut Fier znj. Rajmonda Balilaj në takimin me përfaqësues të AREB Lushnjë.
Institucioni i Prefektit do të mbështesë, punën e specialistëve të bujqësisë për nxitjen e tregut të tokës, agroindustrisë, tregjet dhe marketingun e produkteve bujqësore e blegtorale, administrimin e sistemit të ujitjes nëpërmjet kujdesit, sigurimit dhe administrimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes.
“Të punojmë për mbështetje financiare, me projektet e qeverisë shqiptare dhe asistencë teknike për fermerët përmes adoptimit të standardeve përkatëse të BE-së” tha Prefektja Balilaj.