Takim i Prefektes Rajmonda Balilaj me Ambasadorin e Rumanisë, Sh.T.Z. Octavian Serban.
19/01/2024Takim i Prefektes së Qarkut Fier, me Përfaqësues të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
24/01/2024Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit. Në takim morën pjesë Kryetarët e Bashkive dhe përfaqësues të institucioneve që janë pjesë e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit. Prefektja znj. Rajmonda Balilaj theksoi:
- Dhënien përparësi të projektit “100 fshatrat”,
- Promovimin e prodhimeve bujqësore në panaire,
- Menaxhimin dhe investimin për një turizëm të qëndrueshëm,
- Menaxhimin e mbetjeve urbane gjatë gjithë vitit,
- Marrjen e masave për dezinfektimin e insekteve,
- Menaxhimin e ujërave të zeza,
- Rritjen e sigurisë rrugore,
- Sigurinë ushqimore.
U lanë detyra në:
- Hartimin e dokumentit ligjor për Strategjinë Rajonale të Turizmit.
- Përkujdesjen për objektet që janë shpelluar monument kulture.
- Bashkëpunimin ndërinstitucional.
- Mundësinë për krijimin e një guidë turistike
- Festat lokale në qarkun Fier/panairi ndërkombëtar i bujqësisë në Lushnje.
- Tabelat turistike.
Theksi kryesor u vendos se çdo institucion duhet të angazhohet për përmbushjen e detyrimeve ligjore sipas fushës së përgjegjësisë që mbulon secili për të nxjerrë një rezultat sa më të mirë dhe për një mbarëvajtje të sezonit turistik.