Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Fier.
29/01/2024Takim i Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
31/01/2024Në datën 30.01.2024 ditë e Martë ora 10.00, në sallën e mbledhjeve në Institucionin e Prefektit Qarku Fier, u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal Antitrafik (KRAT) Fier dhe Tryezës Teknike (TT) në funksion të tij, me pjesëmarrje te faktorëve dhe aktorëve shoqërorë rajonal.
Pas fjalës hyrëse të mbajtur nga Prefektja e Qarkut Fier Znj. Rajmonda Balilaj , u përqëndrua në:
- Dhënien përparësi të parandalimit të fenomenit të trafikimit të personave.
- Përcaktimin e strategjive dhe planit të veprimeve në kuadrin e strategjisë kombëtare.
- Menaxhimin e rasteve dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit.
- Krijimin e një database për vikimiat dhe autorët e krimit të trefikimit të personave.
- Bashkëpunimin me organet ligjzbatuese për denoncimin dhe proçedimin e autorëve trafikantë.
- Krijimin e një rrjeti të mbrojtjes sociale për shtresat vulnerabile dhe familjet në nevojë.
- Raportin e Komitetit Rajonal për veprimtarinë e tij dhe për çdo anëtar të tij.
Në këtë takim u vu theksi në:
- Prezantimin e Rregullores së KRAT
- Planin e Veprimit të KRAT
- Kalendarin e veprimeve për luftë kundr trafikimit t personave.
Nga informacioni I raportuar dhe diskutuar nga të pranishmit rezulton se:
Në Bashkinë Lushnje për periudhën Janar-Dhjetor 2023 janë identifikuar dhe trajtuar dy raste si viktima të mundshme trafikimi.
Rasti i parë një vajzë nga komuniteti rom dhe rasti I dytë një vajzë minorene e cila është pajisur edhe me urdhër mbrojtje.
Për të dyja rastet në bashkëpunim me Njësinë e Mbrojtjes së fëmijëve janë marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e tyre duke siguruar mbështetjen ekonomike, psikologjike djdhe ndihmën ligjore falas . Gjithashtu janë mbështetur ekonomikisht edhe familjet e vajzave.
Nga informacioni për veprimtarinë e KRAT-it në Qarkun Fier për për periudhën Janar-Dhjetor 2023, përsa u përket rasteve të trafkimit resulton si më poshtë:
13 Raste për veprën penale “Trafikim i personave të rritur” Neni 110/a i Kodit Penal.
7 Raste për veprën penale “Prafikim I personave të mitur” Neni 128/b i Kodit Penal.
8 Raste për veprën penale “Trafikim klandestinësh” Neni 298 i Kodit Penal.
Gjthashtu nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, për vitin 2023, janë finalizuar me sukses:
7 operacione policore për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”
Ku janë sekuestruar:
8 automjete ,2 furgona dhe telefona celularë
12 autorë të veprës penale të arrestuar në flagrance
88 emigrantë të parregullt të ndaluar.
Për sa i përket emigracionit të parregullt për vitin 2023 duhet thënë se është rritur numri i të huajve nga vendet e treta që kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.
Krahasuar me të dhënat e vitit 2022 ku janë përzgjedhur 1366 të huaj të parregullt ka një rritje të emigrantëve të paligjshëm në vitin 2023 pra 1430 persona.
- Detyrat që u lanë për zbatim nga antatët e KRAT dhe TT
1 Raportime periodike pranë Institucionit te Prefektit nga ana e Njësive për Mbrojtjen e fëmijëve pranë çdo bashkie , Policisë apo edhe institucioneve të tjera mbi rastet që kanë identifikuar apo menaxhuar si VT/VMT.
2.Raportimi të bëhet nga momenti i identifikimit nëse ka rrezikshmëri dhe në vazhdimesi deri në mbylljen e rastit ,jo vetem kur kërkohet informacion . Referimi I rastit ne këtë moment do të ishte me efikasitet pasi dhe mbledhja e Tryezës Teknike do të kishte raste konkrete për të trajtuar,duke evidentuer punën e çdo institucioni dhe përgjegjësit që i ngarkon ligji.
3.Identifikimi i problematikave gjatë menaxhimit të rasteve VT , dhe si mund të përmirësohen procedurat gjatë riintegrimit të viktimës.
4..Rasteve të dala në media sidomos të mitur të trajtohen në mënyre konfidenciale duke menaxhuar jo vetëm rastin por duke parë edhe fuqizimin e familjes pasi dihet që pjesa me e madhe e tyre vij nga familje me një ekonomi të dobët dhe një nivel arsimor të ulët .
5.Të bashkëbunohet ngusht me shërbimin psiko- social në çdo shkollë ku rasteve t’u jepet shërbim psikologjik i vazhueshëm dhe monitorim nga të gjitha institucionet ku rasti do të ketë nevoj për ndihmë.
6.Në kuadërt të muajit anti trafik dhe kalendarit të hartuar nga antarët e grupit të sygjerohen mënyrat dhe alternativat se si do të mund të organizohen aktivitetet dhe përfshirja e grupeve të rrezikuara.
- Bashkëpunim me DRAP- Fier në mënyre që të krijoj akses në shkolla, ku NJMF,SHSSH Fier dhe institucione të tjerë në bashkëpunim të ketë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjesuese në kuadër të këtij muaji.
8..Bashkëpunim dhe me organizata jo fitimprurese të cilët ofrojnë shërbime për të rinjë ose grupe vunerabel , në menyrë që target grupi i cili do të marri këtë informacion të jetë I ndyshem ( të rinjë, komunitet rom ose egjipjan, persona me PAK etj.)
9.Bashkëpunim institucional për mbrojtjen e rastit , vlerësimin e riskut dhe ofrimin e shërbimeve bazuar në nevojat që rasti paraqet si pjesë e riitegrimit .