Shpallje Publike e aktit administrativ, i Doganes Fier, per subjektin “GAL LIMITED ALBANIA”
28/03/2023FJALËT MUND TI MARR ERA POR FAKTET JO .
30/03/2023TRAFIKIMI I QËNIEVE NJERËZORE – CËNIMI MË I RËNDË I DINJITETIT DHE INTEGRITETIT TË SHOQËRISË .
Në datën 27.03.2023, në sallën e mbledhjeve në Institucionin e Prefektit Qarku Fier, u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal Antitrafik (KRAT) Fier dhe Tryezës Teknike (TT) në funksion të tij, me pjesëmarrjen e përfaqësuesëve nga bashkitë dhe drejtoritë rajonale të qarkut, fusha e përgjegjësisë së të cilave lidhet drejtpërdrejtë apo indirekt me problematikat e trafikimit të qenieve njerëzore.
Në fjalën e tij përshëndetëse Prefekti i Qarkut, Z. Lefter Shehaj, bëri një përshkrim të situatës dhe punës së mirë bërë nga anëtarët KRAT për Luftës Kundër Trafikimit të Personave, e vuri theksin tek koordinimi i punës ndërmjet institucioneve, rëndësinë që ka kjo luftë dhe, në radhë të parë faza e parandalimit. Për të arritur këto synime duhet që kalendari i aktiviteteve të realizohet në bashkëpunim ndërmjet institucioneve të qarkut , duke angazhuar specialistët më te mirë të fushave të përkatëse.
Pavarësisht numrave në ulje të rasteve të viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit fenomeni mbetet ende kërcënim potencial për shoqërinë .
Ndërsa trafikantët i modifikojnë metodat e ushtrimit të trafikut duke i bërë të duken më soft e më të sofistikuara ne duhet të rrisim inteligjencën e të mprehim vigjilencën për ta parandaluar fenomenin duke u fokusuar tek kategoritë e ekspozuara nga rreziku i trafikimit .
Shumë e rëndësishme u konsiderua nga anëtarët e KRAT-it organizimi i aktiviteteve sensibilizuese me nxënësit e shkollave , për të rritur njohjen nga ana e tyre mbi fenomenin dhe pasojat socio-ekonomike të tij .
Formimi profesional , krijimi i shanseve për punësim brenda vendit si dhe informimi mbi emigracionin e ligjshëm u konsideruan disa nga drejtimet e punës që do të mund të çojnë në demotivimin e kësaj paligjshmërie që më së shumti nëpërkëmb dinjitetin njerëzor .
Më pas fjalën e mori Z. Arben Velo, Kryetar i Tryezës Teknike i cili beri një përshkrim të hollësishëm të punës së bëre, dhe u vazhdua me informacionit dhe diskutime nga të pranishmit, lidhur me zbatimin e masave të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2021-2023.
Në fund të takimit u miratuan:
- Rregullorja se KRAT Fier 2023.
- Plani Rajonal i Veprimit KRAT, për Qarkun Fier për vitin 2023.
- Kalendari i veprimtarive për KRAT Fier, 2023.