Takim i Prefektes me përfaqësues të AREB Lushnjë.
29/01/2024Takim i Komitetit Rajonal i Qarku i Fier, për Luftën kundër Trafikimit të Personave.
30/01/2024Në institucionin e Prefektit të Qarkut Fier, sot më 29.01.2024, nën drejtimin e Prefektes znj. Rajmonda Balilaj, u organizua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Fier.
Prefektja falënderoi strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në nivel qarku për angazhimin, bashkëpunimin, koordinimin dhe forcën e reagimit në përballimin me sukses të situatave të krijuara nga zjarret përgjatë sezonit të verës.
Prefektja kërkoi nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe strukturat qendrore në nivel lokal ( Degët Territoriale), zbatimin e detyrave nga strukturat vartëse sipas planit të masave të miratuara prej tyre, marrjen e masave nga bashkitë për planifikimin, shpërndarjen dhe përdorimin e fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për Mbrojtjen Civile brenda vitit buxhetor sipas procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe përdorimit të tij, të përcaktuara në VKM Nr. 414, datë 08.07.2021, gatishmërinë e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore për përballimin e situatave emergjente të mundshme si dhe funksionimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm (alarmit, komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit).
Nga të pranishmit në takim u bë një parashtrim i masave organizative e teknike të marra nga të gjithë institucionet sipas fushës së përgjegjësisë për përballimin e situatave të mundshme emergjente në këtë sezon dimëror.