
Takim i Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
31/01/2024
Mbillen dyqind fidanë pishë e butë në sipërfaqen e djegur të pyllit të Pishporos.
05/02/2024Dita e enjte është përcaktuar si ditë e pritjes dhe bashkëbisedimit me qytetarët nga ana e Prefektes së Qarkut Fier, znj Rajmonda Balilaj.
Sipas ligjit, ankesat e shtetasve shqyrtohen nga Prefekti sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative. Në qasjen e Institucionit të Prefektit, fokus të rëndësishëm zë sidomos pritja e qytetarëve, ballafaqimi lidhur me problematikat, konfliktet që lindin ndërmjet shtetasve dhe institucioneve, në nivel qarku, duke dëgjuar, respektuar dhe vlerësuar rëndësinë e kërkesave dhe ankesave të shtetasve, deri në zgjidhjen e tyre.
Në këtë këndvështrim, Prefekti i qarkut e sheh si detyrim ligjor dhe institucional të përfshihet në zgjidhjen e tyre, duke adresuar konfliktin pranë institucioneve përgjegjëse. Kjo bazuar edhe në zbatimin e programit të qeverisë shqiptare.