
Mbledhja e Konstituimit të Këshillit dhe betimit të Kryetarit të Bashkisë Patos.
14/06/2023
MBILL ME NJE DORË, KORR ME TË DYJA.
19/06/2023DEMOKRACIA, ËSHTË LIRIA E QYTETARËVE PËR TË ZGJEDHUR PERSONIN/AT QË DO TË MARR/IN PËRGJEGJËSITË E QEVERISJES .
Roskoveci ishte stacioni i fundit i turit të konstituimit të organeve të vetëqeverisjes vendore të bashkive të qarkut Fier .
Së bashku me nëpunës të tjerë të stafit të Institucionit të Prefektit ndoqëm nga afër procedurat e konstituimit të këshillit të ri të bashkisë Roskovec , zgjedhjen e organeve të drejtimit të këtij këshilli, betimin dhe rimarrjen e detyrës së kryetarit të bashkisë nga ana e znj. Majlinda Bufi për të përfunduar me procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesëve për në këshillin e qarkut Fier .
Duke ju uruar suksese organeve të vetëqeverisjes vendore të bashkisë Roskovec , (ekzekutivit dhe legjislativit ) i garantova për gatishmërinë e Institucionit të Prefektit për tu konsultuar dhe bashkëpunuar me ta për të siguruar integritetin ligjor të vendimmarrjeve të tyre.