Kur axhenda e gjelbër të bëhet përditshmëria jonë
11/12/2022SFIDAT NUK MUND TI ZGJEDHËSH POR MUND TË ZGJEDHËSH SI TI PËRBALLËSH .
14/12/2022Sot, në Gorishovë për të përkujtuar me nderim historinë e lavdishme të Këshilltarëve të Hekalit “Dëshmorë të atdheut “.
Afro 8 dekada më parë Gorishova do të bëhej dëshmitarja e masakrës ndaj Këshilltarëve të Hekalit, të atyre burrave që kishin lënë gjurmë në Historinë Shqipërisë .
Në mesin e tyre kishte nga ata burra si Islam Sadiku , Hamza Jonuzi, Qerim Jemini, Rexhep Ymeri, që u quajtën ” Kalorësit e Ismail Qemalit” sepse shoqëruan karvanin drejt Vlorës, që në 28 Nentor 1912 do të bëhej kryeqyteti i pavarësisë .
Midis atyre Këshilltarëve kishte nga ata trima si Islam Sadiku, Ali Ismaili Isa Zeqiri, Hamza Jonuzi, Veli Hasani, Qerim Jemini, Rexhep Ymeri, që në 1920 do të suposnin dyfekët e do ti bashkoheshin atij fronti luftëtarësh që ju tregoi detin pushtuesëve italian.
Në atë grup Këshilltarësh të Hekalit kishte nga ata të panënshtruar si Isa Zeqiri e Godo Kamberi që ndjenja e kryengritjes i kish bërë ti bashkoheshin kryengritjes se Fierit në vitin 1935.
Historia e këshilltarëve të Hekalit tregon se për çështjen kombëtare të lirisë e pavarësisë këta burra e kishin vënë jetën e tyre disa herë në sprovën për jetë a vdekje deri në sakrificën e fundit të dhënies së jetës pa u dorëzuar, përkundrazi duke pështyrë tradhtinë dhe me këngë në gojë si shprehje e përqeshjes ndaj nënshtrimit .
U përjetësoftë kujtimi i historisë së tyre të lavdishme !