Takim i Prefektes së Qarkut Fier me Drejtuesit Rajonal dhe të Degës Fier të Raiffeisen Bank.
25/01/2024Takimi për paketën e sigurisë në shkolla .
26/01/2024Institucioni i Prefektit të Qarkut Fier zhvilloi sot më 25.01.2024, analizën vjetore të veprimtarisë për vitin 2023 si dhe theksoi objektivat, prioritetet dhe detyrat për vitin 2024.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme, Zëvendësministri z. Julian Hodaj, Znj. Lindita Muka dhe z. Gazmend Vogli, përfaqësues nga Drejtoria e Çështjeve Vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme.
Prefektja e Qarkut Fier, Znj. Rajmonda Balilaj, paraqiti punën e kryer nga institucioni në zbatimin e politikave qeverisëse, rritjen e standardit juridik në zbatueshmëri dhe bashkëpunim shkresor e institucional me NjVQV-të dhe Degët Territoriale, veprimtarinë e Komitetit të Zhvillimit të Turizmit, Komitetit Rajonal Antitrafik, Këshillit të Basenit Ujor Seman- Shkumbin, etj.
Gjatë analizës u diskutuan problematikat e hasura si dhe menaxhimi i tyre në bashkëpunim me institucionet vendore. Përgjegjësit e Sektorëve
prezantuan problematikat e punës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm prezantoi veprimtarinë e Degëve Territoriale në Qark lidhur me problematikat dhe për zgjidhjen e tyre u kërkua mbështetja e Ministrit të Brendshëm.
Në fjalën e tij zv/ Ministri i Brendshëm, z. Hodaj përshëndeti punën e mirë të bërë në menaxhimin e situatave emergjente të krijuara, si dhe rolin koordinues të institucionit të Prefektit në realizimin e objektivave dhe politikave të qeverisë në qarkun Fier.