Takim i Komitetit Rajonal i Qarku i Fier, për Luftën kundër Trafikimit të Personave.
30/01/2024Një ditë pritje me qytetarët.
01/02/2024Në sallën e mbledhjeve, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier, u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Qarkut Fier, për konstituimin/ngritjen e Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës Kundër Ekstremizmit.
Fjalën hyrëse e mbajti Prefektja e Qarkut Fier, znj. Rajmonda Balilaj, e cila ndër të tjera u shpreh se ky Komitet duhet të krijojë hapësirat e nevojshme që institucionet në punën e tyre, të respektojnë parimet e ligjshmërisë, unitetit dhe hierarkisë, profesionalizmit, llogaridhënies, efektivitetit, transparencës, gjithëpërfshirës dhe qëndrueshmërisë.
Parandalimi i Radikalizmit dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe roli i Qendrës CVE, u referua nga znj. Iris Luarasi. Takimi vijoi me komente e diskutime nga anëtarët e Komitetit.
Sipas agjendës u trajtuan:
1- Ndërhyrjet në nivel komunitar dhe institucional për rehabilitimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm,
2- Roli dhe funksioni i Komitetit Rajonal në përgjigjen ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm,
3- Prezantimi dhe miratimi i rregullores.