TË VETMUAR NGA FATI, POR JO TË BRAKTISUR NGA SHOQËRIA.
03/11/2023Takim i grupit ndërinstitucional të punës dhe institucioneve përgjegjëse për Mbrojtjen Civile në qarkun e Fierit.
18/12/2023Baki Bala-SFIDUESI
Fati e vuri në sprovë, duke e vënë në kënd, e duke e grushtuar pa mëshirë madje dhe poshtë brezit duke e lëkundur fort, por pa e nënshtruar.
Ndërsa Ai vijon të sfidoj, duke e përqeshur çdo ditë atë që fati ka rezervuar si për të provuar se ushtarakët lindin për të luftuar.
Ky është rasti i kolonelit Baki Bala që sëmundja monstër e privoi nga mundësia për të shërbyer si prefekt por pa mundur ta demotivoj për të frymëzuar si shkrimtar.
SIKUR TA DIJA … libri i katërt i autorit Baki BALA vjen si një mesazh se: fatin as nuk mund ta zgjedhësh e as nuk mund ta gjykosh, por ta pranosh dhe nëse e ke kundër ta sfidosh .
SIKUR TA DIJA … ishte ftesa dhe arsyeja e mjaftueshme për të bërë bashkë familjar, koleg, miq e bashkëpunëtor të autorit Baki BALA, jo vetëm për të bërë kritikën përmes znj. Majlinda Nana Rama por edhe për ta sjell Bakiun në dimensione të tjera profesionale e njerezore, si ushtarak i nivelit të lartë, si prefekt i qarkut Fier, si familjar dhe si mik.