Përkujtohet 80 – vjetori i daljes në ilegalitet e 68 vajzave Fierake.
14/09/2023Takim i strukturave të mbrojtjes civile për vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore.
18/09/2023Nëse qëllimi i arsimimit është certifikata zgjidh shkollimin që do, por nëse qëllimi është punësimi, zgjidh shkollimin që duhet .
Një punë 3-vjeçare, me këmbëngulje pasionanti, e projektit PEMA, u finalizua në mënyrë të suksesshme, me një shkollë të rikonstruktuar sipas standardeve më të mira dhe e mirë pajisur me gjithë bazën didaktike si dhe me një rezidencë komforte për akomodimin e nxënësve që vijnë nga rajone të largëta .
Pas disa vizitave të herëpashershme në shkollën profesionale multidisiplinore ” Rakip Kryeziu “Fier për të ndjekur ecurinë e projektit, pata kënaqësinë të isha i pranishëm dhe të përshëndesja ” Zhvillimin e punimeve të konferencës përmbyllëse të Projektit #PEMA (Project EMilia-Romagna for Albania)” , projekt ky i mundësuar falë marrëveshjes së lidhur midis dy qeverive, Shqipërisë &Italisë.
Në këtë takim morën pjesë aktorët që patën një rol domethënës në realizimin e këtij projekti të një transformimi të madh të kësaj infrastrukture arsimore si :
Përfaqësia e Qeverisë Rajonale të Emilia Romagnia, Itali
përfaqësues të Ambasadës Italiane,
bashkëpunimi Italian, IFOA, AECA,
Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe shumë aktorë të tjerë.
Falënderimi dhe mirënjohja shkon për PEMA dhe për të gjitha ata që kontribuuan për jetësimin e këtij projekti.