Intervistë e Prefektit të qarkut Fier në FOXWEB.AL, për situatën e zjarreve në qarkun Fier.
22/07/2023ZJARRFIKËSIT JANË VËRTETË HERONJTË E DITËVE TË SOTME.
28/07/2023Ministria e Brendshme në bashkëpunim me UNICEF Albania prej disa vitesh po zhvillon programin “Transformimi i përgjigjes kombëtare për trafikimin e qenieve njerëzore brenda dhe nga Shqipëria”, financuar nga Mbretëria e Bashkuar.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, më datë 26 korrik 2023, në sallën e mbledhjeve në Institucionin e Prefektit, u zhvillua takimi me anëtarë të Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike Antitrafikim të qarkut Fier, për adresimin, reagimin dhe parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Në takim do të diskutohet lidhur me zbatimin e VKM-së 670, datë 10.11.2021 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2021-2023”, prezantimin e parashikimeve të Marrëveshjes së Re të Bashkëpunimit për funksionimin e funksionimin e MKR-së, në nivel vendor, si dhe rritjen e bashkëpunimit me aktorët lokalë, sa i takon parandalimit të migracionit të parregullt në Shqipëri.