Përkujtohet formacionin luftarak, Batalioni ” Semani “.
23/09/2022Trashëgimia kulturore si kolateral shpirtëror.
30/09/2022Plani i përshtatjes ndaj ndryshimeve të klimës ka qenë tema e një takimi me shumë interes të organizuar sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier, midis përfaqësuesëve të këtij institucioni, përfaqësuesëve të UNDP znj. Laureta Dibra , z.Joël Ruet , znj.Ledina Gjiknuri, përfaqësuesëve të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit si dhe të Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore të Basenit Seman-Shkumbin.
Ndryshimet klimatike nuk mund të vihen nën kontroll por ne kemi mundësi të reduktojmë rreziqet që na imponohen nga këto ndryshime.
Nuk mund të zërojmë çlirimet GES nga përdorimi i makinave por mund ta minimizojmë duke përdorur më shumë transportin publik ose duke futur në qarkullim makina ekologjike.
Të pafuqishëm për të ndalur furinë rrëmbyese të shirave intensive por mund të ndërtojmë sisteme mbrojtësi që zvogëlojnë pasojat e përmbytjeve dhe erozionit.
Nuk mund të prodhojmë shiun dhe si e tillë nuk mund të sigurojmë dot ujin në sasinë dhe kohën kur i duhet bujqësisë, por duhet të investohemi më shumë për ruajtjen dhe rritjen e kapacitetit të ujëmbledhësve dhe për përdorimin e sistemeve efektive të ujitjes.
Energjia e përfituar nga burime natyrore të parinovueshme është një energji e shterueshme, ndaj duhet të projektojmë burime të tjera alternative më pak të kushtueshme dhe më miqësore me mjedisin.
Ndryshimet klimatike nuk kursejnë as kapacitetet turistike, por ne nuk duhet presim duke ju nënshtruar mëshirës së fatit, përkundrazi duhet të veprojmë sa më shpejtë për të rikthyer ekosistemet, biodiversitetin, bujqësinë organike, sipërfaqet pyjore, ligatinat etj që do të shërbejnë si atraksione turistike dhe burime zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.
Nuk mund të rikthejmë kohën e humbur, por nuk mund të humbasim kohë tjetër duke rritur kështu çmimin e së ardhmes.