Vizitë e Prefektit të Qarkut Z. Lefter Shehaj në subjekte që ushtrojnë aktivitete të grumbullimit e eksportimit të perimeve, prodhimit të fidanëve , si dhe të tapetit me bar natyral.
21/09/2022Fuqia e bashkëveprimit duke sfiduar fuqinë e zjarrit .
22/09/2022Sot në datën 22.09.2022 , në sallën e mbledhjeve në Prefekturë, zhvillua takimi i Tryezës Teknike (TT) , me pjesëmarrje te anëtarëve të TT-së Fier, me axhendë ;
- Diskutime nga pjesëmarrësit, rreth problematikave të hasura për çështjet e trafikimit.
- Shqyrtimi i një rasti konkret, të bërë më kërkesë të qytetarit S.F dhe të regjistruar në komisariatin e qytetit të Lushnjës dhe në Prokurori, si një rast i mundshëm trafikimi.
- Përgatitja e pikturave antitrafikim nga nxënësit e qarkut Fier, për ti ekspozuar në ambiente publike të bashkive dhe si përfundim në Ekspozitën Kombëtare Antitrafikim.
- Diskutimi, përgatitja dhe miratimi i kalendarit paraprak te veprimtarive për muajin Tetor si muaji antitrafikim.
Në takim ku pati pjesëmarrje të plotë u diskutua konkretisht duke ju referuar edhe rastit të Lushnjës, për fenomenin e trafikimit të qënieve njerëzore si një problem dhe plagë serioze e shoqërisë shqiptare.Në këtë kontekst,Prefekti i Qarkut z.Lefter Shehaj,thesoi domosdoshmërinë e përforcimit të masave parandaluese,përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të Komitetit dhe Tryezës Teknike të Antitrafikimit për të luftuar dhe minimizuar këtë fenomen. Duke nënvizuar katër fazat për luftimin e trafikimit të qënieve njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e veçantë që i duhet kushtuar punës edukative dhe informimit të nxënësve nëpër shkolla nga një staf koordinatorësh të trajnuar mirë dhe me eksperiencë. Gjithashtu emigrimi i paligjshëm është shkak dhe pjesë përbërse e trafikimit të qënieve njerëzore. Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës së Qarkut z.Arben Velo,pasi analizoi shkaqet,kushtet dhe situatat që ndikojnë në shfaqjen e nje dukurie të tillë siç është gjendja ekonomike,varfëria,familjet e divorcuara, shtresat vulnerabile,familjet rome,pakicat egjyptiane, e tj, në fjalën e tij kërkoi aktivitete dhe rezultate konkrete nga puna e bërë në terren: Duke u referuar në rastin konkret u kërkua një informacion i detajuar për procedurën dhe veprimet që janë bërë për trajtimin dhe monitorimin e rastit. Përgjegjsja e kujdesit social për gratë dhe fëmijët, znj.Valbona Myzeqari sqaroi se ka patur kontakte të vazhdueshme me komisariatin e plicisë vendore si dhe kanë intervistuar denoncuesin i cili ka regjistruar një kallzim edhe në Prokurori për një hetim të thelluar.Nga informacioni del se gruaja e larguar nga streha familjare është larguar jashtë Shqipërisë drejt shtetit të Spanjës, ku ka krijuar një lidhje dhe një jetë të re dhe siç deklaron “ jam e lumtur” Prefekti i Qarkut z. Lefter Shehaj theksoi se duke u bazuar tek kjo deklaratë e gruas 19-vjeçare, duhet konsideruar si një indicje për një rast trafikimi. Përfaqësuesi i DVP Fier deklaroi se nuk ka një informacion të detajuar për rastin dhe në vazhdim dotë punohet për të marrë të dhëna nga sistemi TIMS pasi të ketë dalë një urdhër nga Prokuroria. Prefekti i Qarkut theksoi bashkëpunimin dhe veprime më efektive nga organet ligjzbatuese për monitorimin dhe zgjidhjen e rasteve të tilla. Gjithashtu u kërkua nga të gjithë pëfaqësuesit e institucioneve në takim,konceptimi i një kalendari aktivitetesh antitrafikim ku të jenë përcaktuar në detaje të gjitha veprimtaritë dhe vendet në kohë dhe në hapësirë. Drejtoresha e DRA-së foli për punën e mirë dhe aktivitetet që organizohen në shkolla \me qëllim informimin dhe sensibilizimin e nxënësve në lidhje me fenomenin Antitrafikim. Ajo kërkoi dhe mbështetjen e bashkive për sponsporizimin e nxënësve me materialet e nevojshme. Gjithashtu u vendos organizimi i ekspozitave me krijimet e nxënësve piktorë të shkollave të qytetit me tematik Antitrafikimin, duke e finalizuar këtë me një ekspozitë në ambientet e Prefekturës se Qarkut, ku do të shpërndahen edhe certifikata vlerësimi për pikturat më të mira. U vendos që të ndiqet në vazhdimësi rasti i diskutuar më sipër, në bashkëpunim me NJMF Lushnje dhe ne koordinim me Komisariatin e Policisë dhe Prokurorinë Lushnje. Në fund u miratua kalendari paraprak i aktiviteteve të KRAT Fier , i cili do të pasurohet në vazhdimësi nga institucionet tona , sipas natyrës së institucionit. Në përfundim të kësaj mbledhjeje dolën këto përfundime dhe rekomandime: