Takimi i Tryezës Teknike Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave.
22/09/2022Përkujtohet formacionin luftarak, Batalioni ” Semani “.
23/09/2022Dy zjarre në të njëjtën kohë në territorin e bashkisë Patos vunë në sprovë shërbimin zjarrfikës të kësaj bashkie që disponon vetëm një mjet zjarrfikës .
Një kërkesë nga ana e bashkisë Patos drejtuar Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier ka marrë si përgjigje një reagim të shpejtë në përputhje me nivelin e emergjencës .
Menjëherë është kërkuar dhe mundësuar mbështetja me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Roskovec, Mallakastër, Fier, Divjakë dhe Lushnje .
Për t’ju përgjigjur fuqisë së frikshme të zjarrit në momentet e para dhe rrezikut të përhapjes së zjarrit në zona të banuara u kërkua mbështetje edhe nga Prefektura fqinje e Beratit e cila në rastin më të shpejtë dërgoj për mbështetje mjete zjarrfikëse të Bashkisë Berat dhe Dimal .
Falë përgjigjes së shpejtë nga ana e kompanisë Albpetrol sh.a. e cila dërgoi dy mjete zjarrfikse dhe efektivët përkatë për të mundësuar shuarjen e zjarrit në banese ne qytetin e Patosit duke evituar përhapjen e zjarrit në katin e parë të banesës nën zjarr apo edhe në banesat fqinje .
Drejtori i Albpetrolit z. Cenmurati përtej suportit me mjete dhe efektiva zjarrfikës na u bashkua edhe personalisht në ndjekje të aktiviteteve deri në fikjen e plotë të zjarrit .
Për të evituar ngjarje të paparashikueshme të përhapjes së zjarrit në zona të banuara në kushtet e një kohe me erë që favorizonte rritjen e fuqisë së zjarrit e vlerësuam të nevojshme ndihmën e AKMC për ndërhyrje nga ajri, ndërhyrje që rezultoi shumë efektive në një zonë ku jo mjetet por edhe efektivët e kishin të vështirë ndërhyrjen .
Rastet e zjarreve të këtij sezoni, në këtë qark dhe në qarqet fqinje provuan se strukturat e MZSH tashmë e kanë slogan e tyre