Mbi Mjedisin
17/10/2019PROJEKTI “75 x 75”
13/01/2020Takim mbi anketimet e OSBE
Prefekti i Qarkut Fier organizoi takimin në të cilin u prezantua Anketimi për Sigurinë Publike i bërë nga OSBE, Tiranë. OSBE bëri këtë anketim në 5 qytete të vendit, ku Fieri ishte njëri prej tyre. Disa nga drejtimet e këtij anketimi ishin:
- Cili është perceptimi rreth çështjeve kryesore të qytetit, rreth shqetësimeve kryesore që lidhen me sigurinë publike.
- Kush është niveli i ekspozimit ndaj krimit si dhuna fizike, vjedhjet, dëmtimi i pronës, besueshmëria e qytetarit për të informuar për krimet e ndryshme tek policia e shtetit.
- Kush është perceptimi për: Elementët e sigurisë në qëndrat e banuara, Performancën e policisë së shtetit, Besueshmërinë tek media.
- Kush është gjendja e sigurisë në 5 vitet e fundit.
Studimi i bërë është një referencë më shumë për punën e aktorëve vendorë, qëndrorë, policisë së shtetit, shoqërisë civile, medias, institucioneve të arsimit, të rinjve, etj., për të nxjerrë përfundime, për të zhvilluar diskutimin dhe për të përcaktuar politika më të mira në të ardhmen.
Prefekti i Qarkut Baki Bala theksoi se Siguria Publike është një koncept i gjerë. Plotshmëria e saj është e lidhur me nivelin e demokracisë në vend, me shkallën e emancipimit të shoqërisë dhe me nivelin e konsolidimit të strukturave vendore dhe qëndrore që operojnë në nivel vendor. Siguria publike nuk është atribut i strukturave qëndrore dhe vendore, por shumë më i gjerë. Konsolidimi i sigurisë është është i lidhur me të gjithë ne.
Prefekti i ftoi gjithë pjesëmarrësit që diskutimi i sapofilluar në këtë veprimtari të vijojë në të ardhmen duke rritur frymën e debatit konstruktiv për çështje kaq të rëndësishme siç është siguria publike.