logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      Takim Konsultativ
                      01/10/2019
                      Mbi Mjedisin
                      17/10/2019

                      Turizmi

                      Turizmi e Kultura, janë nga prioritet e programit qeverisës 2017 – 2021.

                      Në mbështetje të këtyre politikave dhe bazuar në Ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin” i ndryshuar, neni 20, Prefekti i Qarkut Fier, më datë 22.07.2019 organizoi takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit të Qarkut Fier, ku përveç anëtarëve të Komitetit, kryetarëve të bashkive dhe drejtues të degëve territoriale që ndërveprojnë me industrinë  e turizmit,  morri pjesë edhe Z. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit dhe Znj. Elva Margariti, Ministër i Kulturës.

                      Orientimi i Ministrit të Turizmit, për zhvillimin e Turizmit në Qarkun Fier në zbatim të programit të qevirisë është të nxitë diversifikimin e turizmit në mënyrë që të kemi një turizëm më të qendrueshëm dhe gjithë vjetor, jo vetem turizmi i diellit e rërës por edhe ai kulturor e historik.

                      Qarku i Fierit ka një shtrirje, 45 km vijë bregdetare nga grykëderdhja e Lumit Shkumbin deri në grykëderdhjen e Lumit Vjosë, ku spikasin plazhet e Divjakës, Semanit, Darëzezës e Pish-Poros, plazhe këto ranore me një gjerësi të konsiderushme dhe që kufizohen nga një kurorë e gjelbër e brezit të pishave.

                      Institucioni i Prefektit, në zbatim edhe të politikave të qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit e Mjedisit për formalizimin e aktiviteteve në këto plazhe dhe rritjen e sigurisë për pushuesit, u angazhua dhe luajti një rol të rëndësishëm në zbatimin e VKM Nr. 171, datë 27.3.2019  për Miratimin e Rregullores “Për Kushtet dhe Kriteret e Ushtrimit të Veprimtarisë së Stacionit të Plazhit”.

                      Falё njё pune kёmbёngulёse dhe profesionale tё Institucionit tё Prefektit pёr bashkёrendimin dhe monitorimin e zbatimit tё kuadrit ligjor pёr stacionet e plazhit me Bashkitё Fier e Divjakё, inspektoriatet dhe agjencitё ligjzbatuese u arrit qё tё formalizohen 97 subjekte duke krijuar mundёsinё e punёsimit tё bizneseve familjare tё rreth 400 personave dhe vetёm nga arkёtimi i vlerёs sё kontratave u sigurua njё e ardhur prej 7.787.000 (shtatë milion e shtatёqind e tetёdhjetё e shtatё mijë) lekë nё arkёn e NJVQV.

                      Sipas informacioneve dhe statistikave të marra nga parqet natyrore dhe arkeoologjike, por edhe plazhet e qarkut Fier, numri i vizitorëve dhe turistëve ka pasur një rritje krahasuar me një vite më parë.

                      Janar – Shtator 2019

                      Parku arkeologjik “Apolloni” 45.000 vizitorë
                      Parku arkeologjik “Bylis” 42.50   vizitorë
                      Plazhi   Darzezë 5000 – 6000 pushues ditor
                                  Seman 4000 – 5000 pushues ditor
                      `           Pish – Poro 1500 – 2000 pushues ditor
                      Plazhi  Divjakë 2300 – 2500 pushues ditor
                      Zonat e Mbrojtura
                                 Divjakë – Karavasta  

                      275.615 vizitorë (24.791 te huaj – 250.814 vendas)

                                 Levan
                                 Pish – Poro

                      Postime të ngjashme

                      25/09/2020

                      Takim i Prefektit të Qarkut


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.