Takimi i Tryezës Teknike Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave.

Vizitë e Prefektit të Qarkut Z. Lefter Shehaj në subjekte që ushtrojnë  aktivitete të grumbullimit e eksportimit të perimeve, prodhimit të fidanëve , si dhe të  tapetit me bar natyral.
21/09/2022
Fuqia e bashkëveprimit duke sfiduar fuqinë e zjarrit .
22/09/2022

Takimi i Tryezës Teknike Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave.

Sot në  datën  22.09.2022 , në  sallën  e  mbledhjeve  në  Prefekturë, zhvillua  takimi i  Tryezës Teknike (TT)  , me  pjesëmarrje  te  anëtarëve të TT-së Fier, me axhendë ;

  • Diskutime nga pjesëmarrësit, rreth problematikave të hasura për çështjet e trafikimit.
  • Shqyrtimi i një rasti konkret, të bërë më kërkesë të qytetarit S.F dhe të regjistruar në komisariatin e qytetit të Lushnjës dhe në Prokurori, si një rast i mundshëm trafikimi.
  • Përgatitja e pikturave antitrafikim nga nxënësit e qarkut Fier, për ti ekspozuar në ambiente publike të bashkive dhe si përfundim në Ekspozitën Kombëtare Antitrafikim.
  • Diskutimi, përgatitja dhe miratimi i kalendarit paraprak te veprimtarive për muajin Tetor si muaji antitrafikim.

Lexo më shumë