logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      Shpallje Publike e aktit administrativ, i Doganes Fier, per subjektin “GAL LIMITED ALBANIA”
                      28/03/2023
                      FJALËT MUND TI MARR ERA POR FAKTET JO .
                      30/03/2023

                      Takim i Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike të Luftës Kundër Trafikimit të Personave .

                      TRAFIKIMI I QËNIEVE NJERËZORE – CËNIMI MË I RËNDË I DINJITETIT DHE INTEGRITETIT TË SHOQËRISË .

                      Në datën 27.03.2023, në sallën e mbledhjeve në Institucionin e Prefektit Qarku Fier, u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal Antitrafik (KRAT) Fier dhe Tryezës Teknike (TT) në funksion të tij, me pjesëmarrjen e përfaqësuesëve nga bashkitë dhe drejtoritë rajonale të qarkut, fusha e përgjegjësisë së të cilave lidhet drejtpërdrejtë apo indirekt me problematikat e trafikimit të qenieve njerëzore.

                      Në fjalën e tij përshëndetëse Prefekti i Qarkut, Z. Lefter Shehaj, bëri një përshkrim të situatës dhe punës së mirë  bërë nga  anëtarët KRAT për Luftës Kundër Trafikimit të Personave, e vuri theksin tek koordinimi i punës ndërmjet institucioneve, rëndësinë që ka kjo luftë dhe, në radhë të parë faza e parandalimit. Për të arritur këto synime duhet që kalendari i aktiviteteve të realizohet në bashkëpunim ndërmjet institucioneve të qarkut , duke angazhuar specialistët më te mirë të fushave të përkatëse.

                      Pavarësisht numrave në ulje të rasteve të viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit fenomeni mbetet ende kërcënim potencial për shoqërinë .

                      Ndërsa trafikantët i modifikojnë metodat e ushtrimit të trafikut duke i bërë të duken më soft e më të sofistikuara ne duhet të rrisim inteligjencën e të mprehim vigjilencën për ta parandaluar fenomenin duke u fokusuar tek kategoritë e ekspozuara nga rreziku i trafikimit .

                      Shumë e rëndësishme u konsiderua nga anëtarët e KRAT-it organizimi i aktiviteteve sensibilizuese me nxënësit e shkollave , për të rritur njohjen nga ana e tyre mbi fenomenin dhe pasojat socio-ekonomike të tij .

                      Formimi profesional , krijimi i shanseve për punësim brenda vendit si dhe informimi mbi emigracionin e ligjshëm u konsideruan disa nga drejtimet e punës që do të mund të çojnë në demotivimin e kësaj paligjshmërie që më së shumti nëpërkëmb dinjitetin njerëzor .

                       Më pas fjalën e mori Z. Arben Velo, Kryetar i Tryezës Teknike i cili beri një përshkrim të hollësishëm të punës së bëre, dhe u vazhdua  me informacionit dhe diskutime nga të pranishmit, lidhur me zbatimin e masave të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2021-2023.

                        Në fund të takimit  u miratuan:

                      • Rregullorja se KRAT Fier 2023.
                      • Plani Rajonal i Veprimit KRAT, për Qarkun Fier për vitin 2023.
                      • Kalendari i veprimtarive për KRAT Fier, 2023.

                      Lexo më shumë

                      Postime të ngjashme

                      23/05/2023

                      Aktivitet me rastin e 20 Majit, ” Dita Kombëtare e Jetimëve “.


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.