logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      MBLEDHJA E TASK FORCES VENDORE
                      13/05/2020
                      VITI I RI ARSIMOR 2020 – 2021
                      27/08/2020

                      PROJEKTI “SHËTITJE NË GJANICE”

                      Lumenjtë, janë element i rëndësishëm i zhvillimit urban. Ata janë jo thjeshtë ndikues, por përcaktues. Fillimisht Lumenjtë ndikojnë në fizionominë e qytetit dhe më pas, me kalimin e viteve dhe zhvillimin e infrastrukturës së qytetit, roli përcaktues shtegëton nga lumi tek qyteti.
                      Kjo është marrëdhënia dhe lidhja organike ndërmjet Gjanicës dhe Qytetit të Fierit.
                      Gjanica, e bëri të vetën në krijimin e qytetit të Fierit. Lumi ishte i pastër, në të rritej peshku, ai krijonte atraksion për qytetin. Familjet që krijuan Fierin i vendosën vilat e tyre pranë lumit.
                      Sot, qyteti dhe institucionet vendrore e qendrore duhet ti kthejnë borxhin Gjanicës.
                      Projekti mbi lumin gjanicë, rivitalizimi i gjithë zonës përreth, vijimi i tij me urat, shëtitoret, ndërtimet në dy anët e tij, kanë krijuar një imazh të ri jo vetëm për lumin, por edhe për qytetin në tërësi.
                      Megjithatë, qyteti ka ende detyrim për lumin, pasi lumi duhet të jetë jo thjesht i bukur, por së pari i pastër. Lumi pa gjallesa nuk është lumë. Lumi duhet të ketë aromë të gjelbërimit përreth tij dhe jo aromën e hidrokarbureve apo të ndotjeve të ndryshme. Ai duhet të ftojë për të qendruar dhe shëtitur në shëtitoren aq të bukur të ndërtuar se fundmi.

                       

                      Prefekti i Qarkut në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit, Patosit e Mallakastrës, Strukturat e Pushtetit Qëndror në Nivelin Vendor dhe me DVP Fier, prezantojnë projektin “Shëtitje në Gjanicë”.
                      Ai do të jetë një projekt i shtrirë në kohë, gjithëpërfshirës, sensibilizues, reagues, planifikues afatgjatë për strukturat publike dhe private.Projekti do të kalojë në fazat e:                                                                                              

                      1. Njohjes dhe evidentimit të situatës në gjithë gjatësinë lineare të lumit Gjanica.
                      2. Sensibilizimit
                      3. Hartimit të një plani afatgjatë, i cili do të ndikoi mbi planet e zhvillimit urban të qytetit.
                      4. Reagim ndaj shkelësve dhe reagim në planet e së ardhmes.
                      5. Kërkesë për mbështetje në strukturat qendrore si Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,  Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Brendëshme etj.

                       

                      Si një pjesë e natyrës, një lum ndikon ndjeshëm në formën e një qyteti. Gjithashtu qyteti ndikon në cilësinë e lumit. Kjo varësi e ndërsjellë është një problem kryesor në  planifikimin hapësinor. Gjetja e ekuilibrit të duhur midis karakterit natyror të lumit, dhe futja e strukturave të qytetit në rrethinat e lumit, çon në krijimin e një hapësire të ekuilibruar.
                      Ftojmë të gjithë të jenë pjesë e këtij projekti. Të gjithë mund të ndikojmë me sensibilizim, me rritje të presionit mbi ndotësit, me bashkëpunim, për krijimin e një strategjie të qartë të zhvillimit urban dhe mbi të gjitha me një sinergji të përbashkët të të gjithë aktorëve.

                      Postime të ngjashme

                      25/09/2020

                      Takim i Prefektit të Qarkut


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.