Mbledhja e dytë e Komitetit Të Përbashkët Koordinues Për Projektin e Ndërtimit të Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Bazuar në Ekosistem në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Takim i Tryezes Teknike te Qarkut Fier , datë 01.07.2021
01/07/2021
TAKIM KONSULTATIV ME NJVQV NE QARKUN FIER
21/09/2021

Mbledhja e dytë e Komitetit Të Përbashkët Koordinues Për Projektin e Ndërtimit të Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Bazuar në Ekosistem në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Më datë 03.06.2021 u zhvillua në Hotel Divjaka Resort, Mbledhja e dytë e Komitetit Të Përbashkët Koordinues Për Projektin e Ndërtimit të Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Bazuar në Ekosistem në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Mbledhja zgjati 2 orë, filloi në orën 09:00 dhe përfundoi në orën 11:00.
Drejtuesi i AKZM, Z.Zamir Dedej hapi mbledhjen me fjalët e mirëseardhjes për të gjithë pjesëmarrësit. U prezantua secili prej tyre.
Gjatë mbledhjes u prezantua projekti nga Z. Asano Koji, këshilltar drejtues, JICA.
Ekipi i ekspertëve të JICA prezantuan me radhë planin e punës për gjithë fazat e projektit në mënyrë të detajuar.
Gjatë mbledhjes u realizua nje lidhje live me pjesën tjetër të grupit japonez pjesëmarrës në këtë projekt.
Në fund të mbledhjes u lanë detyra konkrete për vazhdimësine e projektit dhe Komitetin e Zonave të Mbrojtura ku rol luan edhe institucioni i Prefektit.
Ky projekt është një bashkëpunim midis qeverisë shqiptare dhe asaj japoneze.