Mbledhja e dytë e Komitetit Të Përbashkët Koordinues Për Projektin e Ndërtimit të Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Bazuar në Ekosistem në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta
05/07/2021TAKIM PËR MBARËVAJTJEN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2021-2022.
29/09/2021TAKIM KONSULTATIV ME NJVQV NE QARKUN FIER
Në bazë të Ligjit Nr. 107/2016 “Për prefektin e qarkut” neni 15, pika 2 në datën 16.09.2021 ora 10.30 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u mbajt takimi konsultativ me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore të Qarkut Fier me temë:
- Konsultimi Publik
- Dokumentacioni standard që shoqëron vendimmarrjen
- Problematika të konstatuara gjatë verifikimit të ligjshmërisë së akteve me karakter normativ dhe verifikimit ligjor në vend.
Në takim morën pjesë sekretari i këshillit të Qarkut Fier, kryetarë këshillash, sekretarë këshillash të bashkive të Qarkut Fier si dhe koordinatori i projektit Bashki të Forta për Qarkun Fier.
Nga Prefekti i Qarkut Fier u përgatit një material i hollësishëm lidhur me kërkesat ligjore për konsultimin publik të akteve i detyrueshëm për tu kryer nga NJVQV-të, procedurat që duhet të ndiqen nga këshillat bashkiak në rastin e një akti për të cilin kërkohet konsultim publik ku në fokus ishin vendimmarrjet për buxhetin bashkiak dhe paketën fiskale. Gjithashtu sqarime të hollësishme u dhanë lidhur me dokumentacionin standard që shoqëron aktet me karakter normativ që depozitohen për verifikim ligjor tek Prefekti i Qarkut për procesverbalin e mbledhjes, projektvendimin, relacionin në ballafaqim me kërkesat ligjore që kërkojnë “Normat tekniko profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë” si dhe rregullorja e brendshme e funksionimit të këshillit bashkiak.
Në pjesën e tretë të takimit u ngritën një sërë problematikash të konstatuara gjatë verifikimit ligjor të akteve me karakter normativ dhe verifikimit ligjor në vend, korrigjimin e tyre në vendimmarrjet në vazhdim.
Në fund të takimit nga të pranishmit pati diskutime, shkëmbim përvojash dhe idesh në funksion të përmisimit të punës.
Takimi u zhvillua brenda një fryme bashkëpunimi dhe mirëkuptimi nga palët e pranishme.