
Zhvillohet takimi i Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike Antitrafikim të qarkut Fier.
26/07/2023
Punëtor, nuk është ai që ëndërron për një punë, por ai që punon për një ëndërr .
19/08/2023ATA JANË VËRTETË HERONJTË E DITËVE TË SOTME, POR NUK DUHET TË SHPËRDOROHEN NË SPROVA TË PANEVOJSHME, DUKE I VËNË PËRBALLË GRYKËS SË ZJARRIT TË MENDJES SË PAPËRGJEGJSHME APO TË DORËS KRIMINALE.
Duhet të jesh në krah të tyre që të mund të kuptosh se sa i pafjalë je për t’ju shprehur mirënjohjen për gatishmërinë, guximin, durimin e sakrificën djemve antizjarr nga toka e nga ajri .
Falënderime dhe mirënjohje çdo efektivi zjarrfikës të F.A, të Albpetrol sh.a., të Bashkisë Berat, Roskovec e Patos që u gjendën në krahë të kolegëve të MZSH Fier në përpjekjen për të fituar betejën me zjarrin në kodrat Peshtan-Kraps-Gjorgoz.
Falënderim për çdo efektiv të FA dhe drejtuesit e tyre për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit të vëna nën kontroll nga forcat zjarrfikëse .
Falënderim për Luftëtarët e ajrit që pilotuan me orë të tëra, me kushtet atmosferike kundër për të nënshtruar flakët që gllabëronin pa mëshirë sipërfaqe të tëra masivi pyjor e kullosor.
Ju faleminderit :
Gjeneral Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH,
z.Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i AKMC,
Kolonel Gëzim Marku, komandant i b3k
jo vetëm për gatishmërinë për mbështetjen pa rezerva me forca e logjistikë por edhe për praninë tuaj në fushën e “luftimit ” për të ngritur moralin e trupave aq të nevojshëm në të tilla përballje .