KËSHILLTARËT E SHËNPJETRËS DHE ÇMIMI I TURPIT I KOLABORACIONIZMIT
13/11/2022Qeveria ekziston për t’ju ofruar siguri qytetarëve të saj.
16/11/2022MBËSHTETJA PËR BUJQËSINË NUK ËSHTË DEMAGOGJI POR REALITET DHE SERAT E PERIMEVE NUK JANË PROJEKTE 3D POR FERMA TË VËRTETA QË FURNIZOJNË TREGJET EVROPIANE
————————————————————————–
Së bashku me deputeten e qarkut Fier znj. Antoneta Dhima bëmë vizitë në dy ferma bujqësore të prodhimit të perimeve në sera , në fshatin Zharrëz të bashkisë Patos .
Të dyja serat ishin të ndërtuara në vitet e fundit dhe me mbështetjen financiare të AZHBR në kuadër të programit IPARD II , thirrja e parë .
Sipas informacionit të fermerëve produktet e tyre shkonin në masën 95 % për eksport .
Çmimi i grumbullimit të kastravecit nga ana e eksportuesëve për momentin ishte 70 lek/kg , çmim të cilin fermerët e konsideronin si shumë të mirë për të mbuluar kostot dhe siguruar fitimet e pritshme.
Fermerët deklaruan se ndërtimi i serave ka çuar në rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës si rezultat i mbjelljes dy apo tre herë , rritjes së rendimentit dhe evitimit të rrezikut të dëmtimit nga fatkeqësitë natyrore ( sikurse ekspozohen prodhimet në fushë ).