
Homazhe në Teatrin “Bylis” Fier, në nderim të efektivit të repartit “Shqiponja”, Novruz Cenalia!
15/05/2024
Konsultim Publik për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa.
17/05/2024Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm me Funksione të Deleguara të Prefektit të Qarkut Z. Arben Velo, u zhvillua takimi me oficerët e sigurisë në shkolla ku u diskutua:
Bashkëpunimi dhe koordinimi për zgjidhjet e duhura për problemet e përditshme të sigurisë në shkolla.
Parandalimi i bullizmit, sjelljeve të pahijshme dhe krimit në shkolla, krijimi i një mjedisi sigurie për nxënësit në procesin mësimor në shkollë dhe jashtë saj.
Në fund të takimit u vendos:
Shtimi i kujdesit dhe vëmendjes në trajnimin e oficerëve të sigurisë.
Menaxhimin më të mirë të elementit nxënës problematikë.
Bashkëpunim më të ngushtë i oficerëve të sigurisë me institucionin e Prefektit.
Ngritja e një rrjeti informacioni në whatsApp nga ku do të merret informacion dhe komunikohet çdo ditë të Enjte.