Takim koordinues në fushën e menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë.
07/03/2024Takim i katërt i Komitetit të Përbashkët Koordinues, për përmirësimin e Menaxhimit të bazuar në ekosistem në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
20/03/2024Është zhvilluar nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefektit të Qarkut Fier, z. Arben Velo, takimi mes përfaqësuesve të Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri me krerët e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Qarkut Fier.
Të pranishëm në takim ishin: Drejtori i Seksionit ekonomik në Ambasadën Rumune në Shqipëri, z. Cristian-DanCutas, nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Biznesit në Rumani, z. Tiberiu Andrioaiei, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe biznesit Rumani. Merrnin pjesë dhe përfaqësues të bashkive të qarkut Fier, Kryebashkiakja e Lushnjës znj. Eriselda Sefa, Nënkryetari i Bashkisë Fier
- Andjus Olldashi, Nënkryetari i Bashkisë Divjakë
- Eris Stambolliu, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Qarku Fier, Shezai Çobo.
Përfaqësuesit e ambasadës së Rumanisë prezantuan teknikisht projektin “Fieri në fokusin modern Smart evropian”, i cili ka në qendër të tij rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, etj.
Projekti unik në llojin e vet, i vlerësuar me çmim në Barcelonë, ”Të udhëtosh, të ndryshosh, të vazhdosh,” një koncept i bashkimit të resurseve të rajonit, përdorimin e mjeteve elektrike të gjitha llojeve, si për qytetarë ashtu dhe Bashkitë, nëpërmjet teknologjisë moderne të karikimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, i jep mundësi reale zhvillimit të integruar të rajonit, për mbajtjen e fuqisë njerëzore e sidomos të rinisë në vendlindje, dhe zhvillimit të turizmit për të rritur aksesin e turistëve në bregdetin e bukur të Qarkut.“