Mbillen dyqind fidanë pishë e butë në sipërfaqen e djegur të pyllit të Pishporos.
05/02/2024Përkujtohet 81 vjetori i luftës kundër garnizonit fashist , në Ofiçinë, Patos
10/02/2024Me nismën e Prefektes, Znj. Rajmonda Balilaj, është zhvilluar në sallën kryesore të godinës së Prefektit të Qarkut Fier, takimi mes përfaqësuesve të Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri me krerët e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore së Qarkut Fier.
Të pranishëm në takim ishin: Drejtori i Seksionit ekonomik në Ambasadën Rumune në Shqipëri, z. Cristian-DanCutas, nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Biznesit në Rumani, z. Tiberiu Andrioaiei dhe krye bashkiakët e bashkive të qarkut Fier, z. Armando Subashi, Znj. Eriselda Sefa, Znj. Majlinda Bufi, z. Qerim Ismaili dhe z. Shkëlqim Beqiraj, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Patos.
Prefektja, Znj. Balilaj, u ndal në vizionin qeverisës “Shqipëria 2030”, ku një prej 5 shtyllave kryesore është “Modernizimi për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve”; Dhe ky takim- u shpreh Prefektja- i shërben më së miri vizionit të qeverisë Rama për ta ngjitur rajonin tonë më lart në shkallën e zhvillimit.
Përfaqësuesit e ambasadës së Rumanisë prezantuan projektin “Smart City, Smart Village”, i cili ka në qendër të tij rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, etj. Ata përcollën mesazhin e bashkëpunimit Rumani-Qarku Fier edhe në fusha të tjera të zhvillimit ekonomik dhe social, duke paraqitur mundësi bashkëpunimi të ndërsjellta sidomos në fushën e bujqësisë, mekanikës bujqësore, fushën e tregtisë, teknologjisë moderne në zhvillimin e jetës urbane dhe rurale. Me mjaft interes u mirëprit nga krerët e bashkive projekti për zhvillimin e ekonomisë lokale si pjesë e rëndësishme e ekonomisë kombëtare, në ndërtimin e një Tregu Bashkëkohor Evropian të produkteve bujqësore në Qarkun Fier, investimet në infrastrukturë për një qytet Smart në rajon.
Projekti unik në llojin e vet, i vlerësuar me çmim në Barcelonë, ”Të udhëtosh, të ndryshosh, të vazhdosh,” një koncept i bashkimit të resurseve të rajonit, përdorimin e mjeteve elektrike të gjitha llojeve, si për qytetarë ashtu dhe Bashkitë, nëpërmjet teknologjisë moderne të karikimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, i jep mundësi reale zhvillimit të integruar të rajonit, për mbajtjen e fuqisë njerëzore e sidomos të rinisë në vendlindje, dhe zhvillimit të turizmit për të rritur aksesin e turistëve në bregdetin e bukur të Qarkut .“