Shpallje Publike e aktit administrativ, i Doganes Vlorë Nr.65, me Nr. 2584/1 Prot,date 24/08/2023 per subjektin “RAFAEL SHOES”
26/09/2023Takim i Këshillit të Basenit Ujor Seman.
11/10/2023“Nëpunësit publik duhet të jenë gjithmonë nën presionin e rritjes së besimit të publikut ndaj këtij sektori “
Në vijim të reformës për riinxhinerimin e shërbimeve dhe nismës së qeverisë shqiptare për mbylljen e sporteleve fizike, duke filluar nga data 01.10.2023 shërbimi i certifikatave do të ofrohet vetëm elektronikisht online , duke kaluar në një epokë të re dhe nuk do të ofrohet më nga sportelet e gjendjes civile.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm shtetasit e huaj, të cilëve u është mbajtur akti në zyrat tona të gjendjes civile
Për të adresuar problematikat e mundshme që mund të lindin në momentet e para të mbylljes së plotë të sporteleve fizike të zyrave të gjendjes civile u iniciua një takim me nëpunësit e këtyre zyrave të të gjithë qarkut Fier .
Nga pjesëmarrësit në takim u kërkua durim për të dëgjuar, etikë për të mirëkuptuar dhe profesionalizëm për të informuar çdo qytetar që në padije të këtij ndryshimi do vijoj të paraqitet në sportelet fizike.
U kërkua po ashtu angazhimi i nëpunësve të Gjendjes Civile, për të siguruar përmbushjen e detyrimit për kthimin e përgjigjeve për aplikimet online brenda afatit tre ditor.