Takim i Këshillit të Basenit Ujor Seman.
24/02/2022Sensebilizim per Ukrainen
04/03/2022Takim me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Fier.
Në përmbushje të përcaktimeve të Nenit 20 të Ligjit Nr. 93/2015 “Për turizmin”, Prefekti i Qarkut Fier organizoi sot takimin me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, me temë “Hartimi i planit të masave për sezonin turistik veror 2022”.
Në fillim të fjalës së tij, Prefekti shpjegoi se fakti që ky takim mbahet më herët nga çfarë ishte bërë traditë në vitet e mëparshme tregon se ka një vëmendje të shtuar të qeverisë përsa i përket industrisë së turizmit, jo për shkak se ekziston si problem por sepse jemi përpara një oportunitet, prej të cilit duhet të përfitojmë maksimalisht.
Ndërsa bota është duke shpërthyer zinxhirët e Covid 19 dhe është duke ju rikthyer normalitetit të lëvizjeve , prognozohet që të ketë një boom kërkese turistike.
Të ndërgjegjshëm se na duhet të ndërmarrim të gjitha aktivitetet e nevojshme për të qenë në nivelin e kërkesës turistike të projektuar, por edhe për të gjetur rrugën dhe mjetet për të inkurajuar rritjen e ofertës turistike.
Oferta turistike mund të ndikohet duke krijuar kushte dhe mundësi për të lëvruar të gjitha gjinitë e turizmit, çfarë do të çonte në sezon të zgjatur turistik. Sot oferta jonë turistike fokusohet tek turizmi veror ose thënë ndryshe: plazh, diell, rërë, si edhe tek turizmi malor, ky i fundit jo në nivelin e pritjeve.
Llojet e tjerë të turizmit si: turizmi i natyrës, turizmi i arkeologjisë, turizmi i aventurës, turizmi rekreativ, agroturizmi, po pse jo dhe turizmi shëndetësor, sidomos ai dentar, përbëjnë potenciale ende të pa shfrytëzuara që meritojnë të marrin vëmendjen e aktorëve dhe faktorëve që ndikojnë këtë industri.
Investimet e shtuara në infrastrukturën që të çon në zonat turistike malore ose bregdetare, mbështetjet financiare, për bujtinat apo njësitë agroturistike, lehtësirat fiskale për strukturat akomoduese elitare tregojnë përqasjen e qeverisë me fokus të veçantë drejt industrisë të turizmit, si burim punësimi, mirëqenieje dhe zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.
Fakti që natyra, kushtet klimatike dhe relievi ofrojnë mundësi për të lëvruar shumë gjini të turizmit na bën të mendojmë se kemi shumë për të bërë për ta adresuar më mirë këtë aktivitet ekonomik. Më pas, Prefekti vijoi me prezantimin e planit të masave për t’i paraprirë sezonit veror 2022, zbatimi i të cilit kërkon bashkërendim ndër-institucional të aktiviteteve sipas fushave të përgjegjësisë të secilit.