logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      Takim sensibilizues i Task-Forcës Vendore të Qarkut Fier në lidhje me parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
                      24/02/2022
                      Takim me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Fier.
                      27/02/2022

                      Takim i Këshillit të Basenit Ujor Seman.

                       

                       

                      Takim Këshillit të Basenit Ujor Seman.

                      Në institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua sot me dt.24.02.2022 mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Seman, nën drejtimin e kryetarit të këtij këshilli , Prefektit të Qarkut Z.Lefter SHEHAJ .
                      Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës të njoftuar parapakisht dhe në zbatim të përcaktimeve të Ligjit Nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” dhe VKM Nr.696 dt.30.10.2019 “Për caktimin e kufijve territorial e hidrografik të baseneve ujore në RSH dhe qëndrën e përbërjen e këshillit të secilit prej tyre”.
                      Në këtë mbledhje si pikë e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit përmbledhës të veprimtarisë së ZABU Seman-Shkumbin lidhur me aktivitetin e saj sa i përket basenit ujor Seman.

                      Rendi i ditës vijoj me shqyrtimin dhe vendimmarrjen lidhur me disa aplikime të natyrave dhe vendëndodhjeve të ndryshme, si: dhënie leje për përdorimin e burimeve ujore sipërfaqësore për ujë të pijshëm, për rinovimin e kushteve të lejës/autorizimit, për transferim të lejës/autorizimit, për rinovim leje për përdorim burimi ujor sipërfaqësor për ujë të ambalazhuar, për rinovim leje të përdorimit të burimeve ujore nëntokësore, si dhe për miratim kërkese për revokim vullnetar të lejeve për përdorim burimi ujor.

                      Në përfundim të shqyrtimit, bazuar dhe në relacionet shoqëruese lëshuar nga AMBU, nga ana e këshillit të basenit u vendos miratimi në unanimitet i gjithë aplikimeve të paraqitura nga ana e kërkuesëve.
                      Sekretariati teknik i këshillit u ngarkua të vijoj me procedurat për zbardhjen e vendimmarrjes dhe njoftimin e palëve te interesuara .

                      Postime të ngjashme

                      21/09/2023

                      Takim i Tryezës Teknike Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave, të qarkut Fier


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.