Edicioni i të tretë i panairit “Ditët e Bujqësisë 2024”
24/04/2024“25 vjet-Kosova e lirë”!
27/04/2024Sekretari i Përgjithshëm, Prefekti i Qarkut Fier z. Arben Velo, priti në një takim këshilltarin kryesor të projektit JICA në Divjakë z. Asano Koji, z.Fotjon Prençe, Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Qarku Fier dhe dr. Saimir Hoxha, përfaqësues i JICA Tiranë.
Në takim u diskutuan rezultatet e projektit, që përfundoi veprimtarinë e vet “Ndërtimi i kapaciteteve, për përmirësimin e Menaxhimit të bazuar në ekosistem në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”, rezultatet e vlerësimit të përbashkët në edukimin mjedisor në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë, monitorimin e burimeve të peshkimit të qëndrueshëm në lagunën e Divjakë Karavastasë dhe promovimin e bujqësisë së qëndrueshme në praktikat e mira në Parkun kombëtar Divjakë- Karavasta. Zoti Velo, falënderoi në emër të Institucionit të Prefektit Qarku Fier për kontributin e dhënë nga ana e ekspertëve të JICA Japoni, në krijimin e një modeli që harmonizon ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, dhe promovon një qasje të menaxhimit të bazuar në ekosistem.