Aktivitete
23/09/2019Takim Konsultativ
01/10/2019Takim me Deget Territoriale ne Qarkun Fier
Takim me Deget Territoriale ne Qarkun Fier
Prefekti i Qarkut zhvilloi takim me Drejtorët e Drejtorive të Institucioneve Qendrore që veprojnë në Qark. Ai mori në analizë tre çështje të rëndësishme që lidhen me Mbrojtjen Civile, si: Pasojat e Tërmetit në Qark, Bilanci i veprimtarive për menaxhimin e emergjencave të Zjarreve dhe përgatitje për menaxhimin e situatave të pritëshme nga rreshjet.
Situata në qark, pas termetit të rënë, është e mire. Termeti, u ndje konsiderueshem, por nuk pati dëmtime serioze në jeten e njerëzve dhe pronës. Dëmtimet e lehta në disa banesa të banorëve në Bashkinë Lushnje, po trajtohen me kujdes dhe vëmendje nga grupet e monitorimit dhe vlerësimit të dëmeve, të ngritura në bashkëpunim me NJVQV. Raporti i vleresimit përfundon brenda datës 25 Shtator.
Situata e menaxhimit të zjarreve, tashmë konsiderohet e përfunduar. Strukturat e Bashkisë, Policisë së Shtetit dhe Drejtorive kanë bërë një punë të mirë në menaxhimin e situatës. Faza e reagimit ndaj kësaj emergjence ka qënë shumë e mirë. Si rrjedhojë e kësaj pune janë shpëtuar jetë njerëzish, banesat dhe mjaft prona të ndryshme. Megjithatë dëmtimet në ullishta dhe pemë të tjera frutore, shtrojnë nevojën e planizimit të masave suplementare për të ardhmen.
Prefekti i Qarkut dha detyra konkrete për masat që duhen marrë për stinën e vjeshtës. Disa prej tyre janë: ruajtja e regjimit të gatishmerisë së Hidrovoreve, funksionimi i rrjetit elektrik, kontrolli i grykderdhjeve të kanaleve të Nivelit të Pare dhe të Dytë, kontrolli i brigjeve të lumenjve, argjinaturave mbrojtëse ndaj lumit Vjosa, si dhe digave të rezervuarëve kryesore në qark.
Vendosja në gadishmeri e kapaciteteve reaguese do të jetë objektivi i gjithë strukturave deri në datën 15 Tetor.