
Takim i Këshillit të Basenit Lumor Seman.
28/05/2026
Prefekti i Qarkut Fier, z. Anduel Xhindi, merr pjesë në homazhet në nderim Artistit të Madh, Todi Llupi.
15/07/2026Më datë 30.06.2026 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua takimi i Tryezës Teknike për parandalimin e Trafikimit të Personave. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Bashkive të Qarkut Fier, si dhe të institucioneve të tjera pjesë e KRAT Fier.
Të pranishmit në këtë takim u përshëndetën nga sekretari i përgjithshëm. Z. Arben Velo
Në fjalën tij, Sekretari i Përgjithshëm z. A.Velo u përqendrua në:
Ecurinë dhe aktivitetin e Tryezës Teknike, në evidentimin e rasteve të trafikimit të personave. Mënyrën se si duhet të veprojnë Tryeza Teknike në koordinim me institucionin e Prefektit dhe Bashkive të Qarkut në luftën për parandalimin dhe evidentimin e fenomenit të trafikimit të personave. Rëndësia e shkëmbimit të informacionit të vazhdueshëm me Institucionin e Prefektit të Qarkut,.
Nga diskutimet e pjesëmarrësve u vu në dukje nevoja për forcimin e rolit të punonjësve socialë dhe psikologëve në shkolla. Kjo do të bëhet e mundur vetëm nëpërmjet marrëveshjes institucionale dhe psikologëve.
Në takim u vu re se ka një bashkëpunim të ngushtë me shkollat, punonjësit socialë, mësuesit, prindërit e nxënësve dhe komisariatit të policisë. Ka tre raste të braktisjes së foshnjave të cilat nuk kanë qenë subjekte trafikimi. Rastet janë menaxhuar nga shërbimi social dhe psikologet, duke u ofruar mbështetje nënave të reja në pamundësi ekonomike për rritjen e foshnjave.
Në takim u vu theksi në:
1. Problematikat e ndeshura në evidentimin e viktimave të trafikimit të personave.
2. Puna dhe aktivitetet sensibilizuese të Tryezës Teknike për parandalimin dhe Luftën kundër Trafikimit të personave.
3. Forcimi i rolit të punonjësve socialë dhe psikologëve në shkolla.
Për sa i përket emigracionit të parregullt duhet thënë se është rritur numri i të huajve nga vendet e treta që kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Drejtoria e Policisë së Kufirit, në bashkëpunim me degët Vlorë, Sarandë ka forcuar kontrollet në pikat kufitare të daljes, si dhe përgjatë vijës bregdetare .Tani ka dhe gjashtë gomone në dispozicion për patrullimin e vijës bregdetare.
Në bashkitë e qarkut Fier, për periudhën Janar-Qershor, nuk është evidentuar asnjë rast i trafikimit të personave.


