
Takim mes përfaqësuesve të Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri me krerët e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Qarkut Fier.
18/03/2024
Takim i Tryezës Teknike Antitrafik , të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Qarku Fier.
27/03/2024Prefekti i Qarkut Fier, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Arben Velo, mori pjesë në takimin e katërt të Komitetit të Përbashkët Koordinues, në kuadër të projektit Jica, ”Ndërtimi i kapaciteteve, për përmirësimin e Menaxhimit të bazuar në ekosistem në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”, zhvilluar në Tiranë.
Në takim merrnin pjesë Znj. Daniel Pirushi, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, z. Fotjon Prençe, Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Qarku Fier, .z Hirashima Jun, përfaqësues i zyrës Ballkanike JICA, z. Nakazawa Takuya, sekretar i Ambasadës së Japonisë në Shqipëri, z. Asano Koji, këshilltari kryesor i ekspertëve të JICA, znj. Natasha Bogojeviç, oficere e programit, zyra Ballkanike JICA, z. Sokol Ikonomi, Koordinator Teknik për Shqipërinë, zyra Ballkanike JICA, dr. Saimir Hoxha, përfaqësues i JICA Tiranë.
Në takim u diskutuan rezultatet e projektit, rezultatet e vlerësimit të përbashkët në edukimin mjedisor në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë, monitorimin e burimeve të peshkimit të qëndrueshëm në lagunën e Divjakë Karavastasë dhe promovimin e bujqësisë së qëndrueshme në praktikat e mira në Parkun kombëtar Divjakë- Karavasta.