Takim i Tryezës Teknike Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave, të qarkut Fier
21/09/2023Zhvillohet Festivali i 11 i Polifonisë në Bylis të Mallakastrës.
25/09/2023Ja e fituam edhe këtë betejë me zjarrin, por a i shpëtuam pengmarrjes së të ardhmes së fëmijëve tanë?
Një e shtunë e zjarrtë mund të konsiderohet dita e djeshme për qarkun Fier, nëse i referohemi numrit prej 23 vatrash zjarri të regjistruar në një ditë të vetme.
Një sprovë e madhe për tu përballuar nga efektivët dhe mjetet zjarrfikëse të bashkive të ekspozuara nga ky rrezik, por fal solidaritetit dhe kontributit të çmuar të bashkive të tjera nga qarku Fier si dhe të qarqeve fqinje të Beratit, Vlorës dhe Elbasanit gjithashtu me mbështetjen e efektivëve të FA të repartit të Poshnjes , zjarret u gjunjëzuan në gjithë territorin e qarkut .
Tani që sytë nuk shohin më flak e tym mendja nis e llogarit cila ishte kostoja e fitores, po humbjet nga sulmi ?
Nëntëmbëdhjetë mjete zjarrfikëse, dy autobot uji, mbi 70 efektivë zjarrfikës, 5 automjete dhe 40 efektivë të FA, 20 efektivë të forcave Renea, mbi 30 efektivë të policisë , rreth 80 forca nga administrata dhe ndërmarrjet vartëse të bashkive, mbi 300 qytetarë të përfshirë në mbështetje të forcave operacionale .
Kjo ishte kostoja e mbrojtjes, por pasojat e mësymjes së zjarrit janë shumë më të mëdha.
Rreth 350 ha sipërfaqe e përshkuar nga zjarri në të gjitha vatrat , brenda të cilave sipërfaqe me hamulla, barishte, shkurre, ullishte dhe bimësi e lartë e llojit pishë në zonën e mbrojtur të Pishporos.
Me veprimet mbrojtëse mundësuam paprekshmërinë e jetës, banesave, infrastrukturës energjetike e të gjësë së gjallë si dhe ndalëm grykësinë e zjarrit që mund të përpinte sipërfaqe edhe më të mëdha të masivit pyjor të Darëzezës, pjesë e zonës së mbrojtur.
Mbrojtëm shumë por nuk humbëm pak, nga sulmi i keqmenduar apo hiç menduar i mendjes së çartur dhe dorës që nuk u paralizua para se të ndizte ato zjarre .
Humbëm ullinj të rinj, ullinj të sapo hyrë në prodhim apo në prodhim të plotë si dhe pjesë të masivit pyjor me pisha dhjetëra vjeçare, duke hyrë kështu në borxh me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Duart që ndezën zjarret përpirëse sot gjenden nën shtrëngimin e byzylykëve, si ndëshkim për figurën e krimit të veprës së zjarrvënies, por edhe penalizmi maksimal për ta nuk zhbën dot atë dëm që do t’i marrë shoqërisë para edhe kohë për rikthim në të pardjeshmen.
Ushtria e zjarrfikësve dhe e strukturave të tjera operacionale mjafton për të minimizuar pasojat e zjarrvënies por jo për ta evituar dëmin.
Për këtë duhet një ushtri të cilës duhet t’i përkasim të gjithë .
Ndaj, MOS HESHTNI, POR DUKUNI , duke dhënë kontributin tuaj për të demotivuar çdo mendjelehtë, dritëshkurtër apo dashakeq që cënon atë që është e JONA sot dhe e ATYRE gjeneratave pasardhëse nesër .