Mesazh i Prefektit , për 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit
10/06/2022Nuk të duhet një arsye për të ndihmuar atë që ka nevojë , të duhet veç një zemër e mirë .
20/06/2022Po hyjmë në sezonin me aktivitetin me të lartë të vitit . Akset rrugore rëndohen së tepërmi nga trafiku i shtuar si rezultat i frekuencës së lartë të lëvizjeve .
Aktivitetet ekonomike në fushat si: bujqësia, tregëtia, ndërtimi, transporti, shërbimet dhe turizmi në këtë periudhë të vitit intensifikohen në mënyrë shprehëse duke diktuar nevojën për prezencë të shtuar të strukturave shtetërore për të garantuar plotësinë me shërbime publike për zhvillimin normal të aktiviteteve .
Ishte pikërisht kjo tematike që udhëhoqi çështjet e trajtuara sot me date 17.06.2022, në takimin që Prefekti i Qarkut Z. Lefter Shehaj pati me N/drejtorin e DVP Fier, z. Besnik Kongjonaj dhe Shefin e Sektorit për Rendin dhe Sigurinë në DVP, z. Gazmend Shehu .
Nga përfaqësuesit e DVP Fier u bë një panoramë e situatës së rendit dhe sigurisë në gjithë territorin e qarkut .
Nisja e sezonit turistik është shoqëruar me fluks intensiv lëvizjeje, sidomos në fundjava dhe kryesisht në akset rrugore drejt zonave bregdetare .
Monitorimi i territorit, për ti prerë rrugën paligjshmërisë që lidhet me kultivimin e bimëve narkotike, ndërtimet pa leje , prerjen e pyjeve , gjuetinë, krimet mjedisore apo djegie të mbetjeve bimore çfarë bëhen shkak të zjarreve vështirësisht të disiplinueshme, kanë marrë vëmendje nga ana e strukturave të DVP Fier .
Në fjalën e tij, z. Shehaj shprehu konsideratën e institucionit për punën e mirë të kësaj drejtorie raportuar me treguesit e të njëjtës periudhe të një viti më parë si dhe me objektivat e këtij viti .
Për të adresuar më mirë tërësinë e çështjeve që lidhen me sezonin turistik, çështje që përfshijnë fusha përgjegjësie që ushtrohen nga NJVV dhe Drejtoritë e tjera Rajonale, Z. Shehaj ju shprehu gatishmërinë e Institucionit të Prefektit për organizimin e një takimi jashtë radhe të Komitetit Rajonal të Turizmit .
Heqja e kufizimit të lëvizjeve, të diktuara nga Covid 19 , numrat e deritanishëm të hyrjeve për qëllime turistike etj, kanë bërë që të parashikohet një rritje e ndjeshme e turistëve që do të frekuentojnë vendin tonë në këtë sezon veror .
Komiteti Rajonal i Turizmit do të synoj të nxis intensifikimin e angazhimit të gjithë strukturave, duke bashkërenduar aktivitetet, si dhe organizimin i shërbimeve të përforcuara dhe të shtuara për nga kohëzgjatja ditore, për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe turistëve .