Urim i Prefektit të Qarkut, Z. Lefter Shehaj për ditën e SULLTAN NEVRUZIT.
22/03/2023Shpallje Publike e aktit administrativ, i Doganes Fier, per subjektin “GAL LIMITED ALBANIA”
28/03/2023SA MË E MADHE SFIDA AQ MË I FORTË ANGAZHIMI DHE AQ MË I GJERË FRONTI I PËRBALLJES .
Task-Forca Vendore (TFV) Anti Kanabis e thirrur në takimin e sotëm, më 23.03.2023, analizoi punën dhe rezultatet e kësaj strukture gjatë vitit të kaluar si dhe diskutoi rreth metodave të punës në vijim për t’ju përgjigjur mënyrave të reja të sofistikuara të kultivimit të lëndëve narkotike.
Në takim u theksua nevoja për të qëndruar të angazhuar gjatë gjithë kohës përball një aktiviteti paligjshmërie që nuk po njeh sezon.
Nga strukturat ligjzbatuese u kërkua vullnet i fortë nën moton ” Tolerancë zero ” për të vënë para përgjegjësisë cilindo që në shpërdorim të detyrës vë në rrezik objektivin e kësaj task-force për minimizim deri në zerim të rasteve të kultivimit të kanabisit.
Nga diskutimet e anëtarëve të kësaj task-force u evidentua nevoja e zgjerimit të frontit në përballjen me këtë veprimtari të paligjshme duke përfshirë përveç strukturave shtetërore edhe organizatat e shoqërisë civile , median dhe qytetarët në rolin e sensibilizuesit dhe/apo denoncuesit.
Përveç detyrave për takime sensibilizuese më qytetarët në çdo njësi administrative apo edhe në njësi më të vogla u la si detyrë hartimi dhe zbatimi i një kalendari për organizimin e takimeve informuese e ndërgjegjësuese edhe në shkolla .