Aktivitet me rastin e 20 Majit, ” Dita Kombëtare e Jetimëve “.
23/05/2023Urim i Prefektit të Qarkut Fier, Z. Lefter Shehaj për MATUREN 2023.
01/06/2023PROJEKTET NDËRLËNDORE E MULTIDISPLINORE – GJETJA E ZGJUAR PËR TA NXJERR PROÇESIN MËSIMOR NGA MURET E KLASËS DHE PËR TË KALUAR NGA MËSIMDHËNIA ME QËNDËR MËSUESIN TEK TË NXËNIT ME QËNDËR NXËNËSIN .
Aktiviteti i ditës së sotme i organizuar nga institucionet arsimore NUMANI mund të konsiderohet projekti ndërlëndor gjithëpërfshirës.
Në hyrje gjendet modeli i një fshati myzeqar në miniaturë që duket sikur të uron mirëseardhjen .
Më tej, një grup nxënësish të mirëpresin në një minifermë bujqësore, ku dominojnë perimet dhe lulet e llojeve të ndryshme.
Një grup vajzash, pak më tej, të flasin me pasion për punët e tyre me materiale të ricikluara .
Një tavolinë e dekoruar me produkte bulmeti dhe, pranë saj, një tavolinë e gjitha me produkte MADE IN NUMANI, duke përfshirë verën e kuqe, turshi, reçel, komposto, sapun të lëngshëm dhe qirinj dekorativ e aromatik .
Këndi i pajisjeve eksperimentale është demonstrimi më i mirë për zbatimin në praktikë të njohurive teorike.
Për të gostitur të ftuarit ofrohet shurup trëndafili dhe lëng luleshtrydheje .
Dasma myzeqare me këngë, valle, e rite, në një ambient tërësisht tradicional dhe me veshje popullore të dasmorëve, të kthen pas në kohë, por njëherësh të mbush me krenari kur sheh mënyrën e shkëlqyer si kjo vlerë e trashëgimisë sonë është përcjellë nga brezi në brez .
Pas ritit të dasmës, një panair i madh kulinarie i mirëpret “dasmorët” me ushqime të ndryshme, të kripura, të ëmbla e të ekuilibruara , tradicionale, por dhe te modifikuara si rezultat i miksimit me gatimet moderne .
Një ” country dance ” performuar nga ” Cowboys”-ët e vegjël të klasave të para të ciklit fillor të shkollës NUMANI, sjell një përmbyllje të gëzueshme të këtij aktiviteti mbresëlënës.